söndag 12 januari 2020

Mysafirë në Radio Lyra.Eksperti i komunikacionit Dr.Sc.Nol Dedaj

www.radiolyra.com
E hënë me 13.01.'20 nga ora 20:00-22:00
I ftuari i parë për kët vit.Eksperti i komunikacionit Dr.Sc. Nol Dedaj,do të bisedojmë për aksidentet e shumta,që po ndodhin në Kosovë.Pyetjet tuaja me shkrim mund ti adresoni në skype live:radio lyra dhe Viber +46 76 838 25 34




söndag 5 januari 2020

Privilegj,kontroll dhe Paranojë

Një nga simptomat e shfaqjes së një krize nervore është bindja se puna e dikujt tjetër është shumë e rëndësishme. Bertrand Russell

 Kur Kserksi, perandori pers, kapërceu ngushticën e ardaneleve gjatë pushtimit të Greqisë, niveli i ujit u ngrit dhe u shkatërruan urat që kishin ndërtuar inxhinierët c tij një punë që iu mori një kohë të konsiderueshme. Hodhi zinxhirët, urdhëroi që uji i ngushticës të fshikullohej treqind herë dhe të damkosej me hekur të nxehtë. Ndërsa njerëzit e tij po kryenin ndëshkimin, ata u urdhëruan gjithashtu që ta mallkonin ujin me këto fjalë: “O rrjedhë e kripur dhe e hidhur, padroni yt po të jep këtë ndëshkim, për shkak se ke lënduar atë që nuk të ka lënduar kurrë!” Oh, dhe iu preu kokat inxhinierëve që kishin ndërtuar urat.

Historiani i madh, Herodoti, ndoshta për të minimizuar përmasat e kësaj skene, e ka cilësuar "mendjemadhësi ” këtë sjellje të Kserksit. Me siguri që termat “absurditet” dhe “çmenduri” janë më të përshtatshëm. Nga ana tjetër, kjo sjellje ishte pjesë e personalitetit të kanal. “Mund të jesh i lartë dhe krenar,” i shkruante Kserksi malit, “por mos guxo të më hapësh probleme! Përndryshe, do të të hedh në det.” Sa qesharake është kjo? Mbi të gjitha, sa patetike? Për fat të keq, kërcënimet e çmendura të Kserksit nuk përfaqësojnë anomali historike. Nëpërmjet suksesit, dhe veçanërisht nëpërmjet pushtetit, mund të lindin disa prej manive më të rrezikshme, të tilla si privilegji, kontrolli dhe paranoja. Shpresojmë që. ju të mos jeni aq i çmendur sa t’u atribuoni karakteristika njerëzore objekteve të pajeta dhe t’i ndëshkoni ato. Kjo mani e njohur, për fat të mirë, është e rrallë. Në vend të kësaj, është më e mundshme dhe më e zakonshme që të filloni të mbivlerësoni fuqinë apo pushtetin tuaj. Në këtë moment, çorientohemi dhe, eventualisht, mund të përfundojmë si Kserksi, një përbindësh qesharak....
..nga libri Egoja është Armiku