söndag 7 juli 2019

Arvanitasit e ishullit Jo në Greqi


Arvanitasit e ishullit Jo në Greqi 



Ishujt e detit Egje dikur përbënin një pjesë të pandarë të sundimit frank në Greqi dhe njëri nga këta është ishulli Jo, i cili banohej nga popullata arvanitase, por me kalimin e viteve shumë familje arvanite për arsye të ndryshëm janë larguar nga ishulli Jo. Me gjithatë sot ka ende familje greke me origjinë shqiptare që jetojnë në këtë ishull të vogël që ka një histori të lashtë interesante. Në ishull janë gjetur enë prej balte që i përkasin shekullit të dytë dhe të tretë para Krishtit. Këto sende të gjetura tregojnë se ishulli Jo ka qenë i banura që në lashtësi. 

Nga viti 1207-1566, ishulli Jo, ashtu si dhe ishujt e tjerë të detit Egje, ishin nënsundimin franko-duka vit ku turqit bënë pushtimin e plotë të Greqisë. Shumë herë ishulli pushtohej nga piratët të cilët plaçkitnin, merrnin skllav banorët dhe kështu vendasit u detyruan ta braktisnin ishullin Jo, duke mbetur në shkretim. Ky ishull kishte toka pjellore dhe një bregdet të bukur që piratët e dëshironin aq shumë. 

Marko Krispos, vëllai i Joanit të Dytë-Dukë i Naksos, bëhet zot i ishullit Jo. Për të zhvilluar ishullin e braktisur, për punimin e tokave pjellore dhe mbrojtjen, sjellë në ishull arvanitas nga Morea. Kështu arvanitët filluan fortifikimin e ishullit dhe punimin e tokave. Për kolonizimin e ishullit Jo me popullatë arvanite nga Marko Krispos, na njeh Jezuiti P.Robert Sauger, i cili shkruante se: “Marko Krispo ftoi disa familje arvanite nga Morea për punimin e tokave pjellore të ishullit Jo”. Këtë gjë e pohojnë edhe Taurnefort, Paschvon Krienen dhe Hasluch. 

Njohuri për kështjellën që ndërtoi Marko Krispos me arvanitët në ishull, na jep udhëtari klerik italian Buondelmonti që udhëtoi ishujve të detit Egje në vitet 1416-1420, dhe murgu italian Cosola. Sipas tyre, banorët ngjiteshin natën nga ultësirat dhe arat, në kështjellë, ku jetonin në kushte të vështira, si kafshët në thark, nga frika e sulmeve të piratëve, shënon murgu Cosola. Banorët arvanitë të ishullit ishin të rrezikuar dhe të frikësuar nga piratët sa që, çdo mëngjes nisnin anës detit disa plaka, për të vërtetuar se ishulli ishte i lirë prej piratëve dhe mandej dilnin të gjithë banorët. 

Nga viti 1420 e deri në vitin 1494, kur ishulli Jo, i kaloi Venedikasve ka shumë pak të dhëna për jetën e banorëve arvanitë që ishin në ishull. Kur e morën Venedikasit ishullin në vitin 1494, ishulli kishte dy kështjella, dhe tok me ishullin tjetër Santorino kishin 800 frymë banorë. Por piratia mbetet të jetë rreziku dhe frika e njerëzve të ishullit. 

Më 1517 sundimtari i ishullit Jo, Alvaro Posani vendos 100 dukatë taksë për të shpëtuar plaçkitjes dhe marrjes rob të banorëve nga piratët e ndryshëm. Në vitin 1537-1538 ishulli Jo bie në duar e turqëve, dhe si tronfe ata morrën banorët skllavë duke plaçkitur të tërë ishullin nga pirati turk Hajredin Barbaroza që kishte gradën Admiral i ushtrisë turke. Kështu arvanitasit që u vendosën nga Marko Krispos, u zhdukën të gjithë rreth vitit 1558, kur në ishull erdhën 14 anije piratësh të cilët morën të gjithë banorët arvanitas për skllav dhe ishulli mbeti i shkretë për rreth 20 vjet. Më 1579, turqit dërgojnë në ishullin Jo, popullsi arvanitase nga ishujt e tjerë të detit Egje, si dhe 200 arvanitë nga krahina e Moresë. Këtë të dhënë në vitin 1579 e përcjellë një dorëshkrim që gjendet në Manastirin Hozoviotios në Amargo, që thotë se ishulli Jo u bë përsëri me popullatë arvanite me urdhër mbretëror të admiralit Ali Pashë Uçuk Aliut nën klerikun Pothit të Kritit. Gjithashtu, të gjithë emrat që përmendën në librin e Manastirit nga viti 1579 janë në gjuhën arvanite. 

Popullimi i ishullit Jo dhe i ishujve të tjerë të Egjeut me arvanitas është një përpjekje e turqve që kishin dy synime. 

a-Duke parë turqit që arvanitasit ishin luftëtarë trima, donin që arvanitët të ishin roje të armatosur që të ruanin brigjet nga sulmet e piratëve, duke u siguruar turqve qetësinë. 

b-Arvanitët ishin buqë të mirë dhe turqit donin që këta buqë të mirë të punonin tokat e shkreta të ishujve të detit Egje. 

Nga viti 1579 e më pas kemi njoftime të udhëtarëve të ndryshëm për banimin e ishullit Jo me shumicë popullatë arvanitase. Në vitin 1638 Françesko Lupacoli i drejtohet dorëshkrimit që ruhet në Muzeun Britanik ku thuhet: “ka pak vite që ishulli banohet nga arvanitas me rreth 200 shtëpira dhe se ishulli ka 300 banorë”. Më 1650 abati katolik Françesko Rikardo përmend se banorët e ishullit Jo, ishin me prejardhje arvanite dhe i përshkruante si mbrojtës burrërorë të ishullit përballë piratëve. 

Në vitin 1655 Thevenoti përmend se arvanitët e ishullit Jo, janë luftëtarë të rreptë dhe ruajnë natën të armatosur bregdetit. Më 1670 jezuiti Robert Sauger thotë se qyteza e vetme e ishullit banohet nga grekë, arvanitë që flasin arbërisht dhe piratë të kombësive të ndryshme. Ato vite ishulli Jo ishte një vend mbrojtës i sigurt, kishte një port të bukur, ku qëndronin rreth 20-25 anije me ushtarë frankë kryesisht, dhe piratë. Ndaj dhe turqit e quanin Malta e vogël ishullin Jo. 

Në vitin 1673 ishulli Jo kishte 1000 banorë. Turneforti shënon se rreth vitit 1700, praninë e arvanitëve në ishull dhe i përshkruan si edhe udhëtarët e pare në ishull. Por në vitin 1779, pasi viziton ishullin Jo, Sonini nuk flet për praninë e arvanitasve në ishull. Mospërmendja e arvanitasve prej Soninit don të thotë se ata e kishin braktisur tashmë gjuhën amtare arvanite për shkak të përthithjes dhe asimilimit gjuhësor. Shkaqet e kësaj dukurie të braktisjes së gjuhës janë: 

a-Nga mesi i shekullit XVII bëhet popullimi shkallë-shkallë dhe i vijuar me banorë grekë, të cilët dal ngadalë bëhen shumica e banorëve në ishull. 

b-Një pjesë e arvanitëve e njihnin edhe gjuhën greke, sepse ata nuk erdhën në ishullin Jo, nga Shqipëria, por nga Morea. 

Siç shihet nga shënimet e shumë udhëtarëve të ndryshëm ishulli Jo ka qenë i banura nga arvanitasti dhe ende banohet sot nga grekë me origjinël shqiptare. Ishulli ju bashkangjit Greqisë së pavarur me dekret protokolli të nënshkruajtur në Londër më 10-22 mars 1829. Gjer më sot Jotët quheshin opingaxhinj, sepse ata deri vonë mbathnin një lloj opinge. Kjo është dëshmi dhe kujtim i prejardhjes arvanitase të shumë banorëve të ishullit Jo. Përtej këtyre dëshmive të pranisë së hershme të arvanitëve në ishullin Jo, e vërtetojnë edhe mbiemrat dhe llagapet, e disa toponime dhe disa fjalë arvanite, kryesisht fjalë që ruhen në dialektin lokal të ishullit Jo. Kemi mbiemra si: Leka, Lapi, Kola, Koka, Kali, Gjini, Gjika, Maçe, Boti, Bulmeti, Burri, Rushi, Skipi(Shqipi), Helmi etj. Pra siç shihet edhe nga mbiemrat që mbajnë banorët e sotëm të ishulli kanë kuptimsinë vetëm në gjuhën shqipe. Arben LLalla

Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?

Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?



Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?
Në jetën e përditshme shumica e njerëzve nuk përjetojnë deprivim shqisor. Bota është e mbushur me shumellojshmëri ngacmimesh të mjedisit, për të ciiat bëhemi të vetëdijshëm përmes proceseve të ndijimit dhe perceptimit. Megjithse vështirë t’i dallosh, psikologët priren që ta shohin ndijimin si një cilesë fiziologjike, ndërsa perceptimin si një cilesi kognitive.
Douglas Bloomquist (1985) pohoi se, ndijimi është procesi pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptoret ndij ues dhe shndërrohen në impulse nervore që përcillen nëpër të gjithë sistemin nervor. Kjo është faza e parë e vetëdijësimit me mjedisin. Recepotorët ndi'ues janë struktura fizike në fund të sistemit nervor që ndikohen drejtpërdrejtë nga ngacmimet e jashtme. Çdo gjë që përjetojmë në mjedisin rrethues vjen te ne nëpërmjet receptoreve ndijues ose shqisave.
Perceptimi është një proces më aktiv në të cilën informacioni ndijues përcillet përmes sistemit nervor në tru ku organizohet dhe interpretohet. (Matlin, 1988). Perceptimi përfshin procese të tjera kognitive, si kujtesa, të menduarit dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes proceseve ndijore. Një dallim të cilit do t’i referohemi në këtë tekst është se studimi i ndijimit përqëndrohet në aktivitetin shqisor, ndërsa studimi i perceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht.
Në çdo moment ne përjetojmë një sërë ngacmimesh ndijuese. Meqë s’mund t’u përgjigjemi njëkohësisht të gjitha ngacmimeve të mjedisit të jashtëm duhet të zgj edhim dhe t’i kushtojmë vëmendje vetëm një numri të kufizuar të tyre duke i lënë mënjanë të tj erët.Përmes eksperiencës kemi mësuar që të kapim vetëm të dhënat ndijuese që kanë të bëjnë me qëllimet tona. P.sh, si shoferë ne i kushtojmë vëmëndje të madhe makinave të tjera, kthesave të rruges, shenjave të rrugës, sinjaleve të makinave, por si pasagjerë ndoshta jo. Ky proces i quajtur vëmëndje seleksionuese është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbij etesën tonë përderisa na lejon të përqëndrohemi në aspektet më të rëndësishme të mjedisit të jashtëm. Vëmëndja seleksionuese përcaktohet pjesërisht nga motivacioni.           www.radiolyra.com
Pritshmëria është një faktor tjetër i rëndësishëm në procesin e perceptimit. Sikur t’ju thoja : “ Bëhuni gati, mblidhni gjërat se “ me çfarë do ta mbushnit boshllëkun ?. Ju do të përgjigjeshit me “ Do të shkojnë “, sepse ju prisni që ta dëgjoni këtë fjalë. Pritshmëria oerceotuese mund të mendohet si kulmi i të gjithë Përvojave tona, e cila na drejton për të përceptuar botën nga një perspektivë unike. Fakti sesi ne e përceptojmë botën varet nga përvojat tona të fituara më parë, nga kulturajonë dhe nga konstrukti ynë biologjik.

onsdag 3 juli 2019

Disiplina


                                                             Disiplina



                                                                

                                                            Problemet dhe dhimbja





Jeta është e rëndë.Kjo është një e vërtetë e madhe.Një e vërtetë nga më të vërtetat.Nëse një herë e ndiejmë këtë të vërtetë të madhe,ne mund ta tejkalojmë atë.Kur e kuptojmë se jeta është e rëndë dhe e pranojmë si të tillë,atëherë ajo fillon me të vërtetë të jetë e vështirë,por prej këtij momenti ky fakt na bëhet i parëndësishëm.Shumica nuk e kupton tërësisht këtë të vërtetë.Në vend të kësaj,njerëzit pak a shumë vajtojnë pandërprerë se si vështirësitë e tyre janë të veçanta dhe se si instiktivisht ato bien vetëm mbi ta,mbi familjen,fisin,klasën,kombin,madje dhe racën e tyre.

Jeta paraqet para nesh një tërsi problemesh.Atëherë ne duhet të vajtojmë,apo ti zgjidhim ato dhe ti mësojmë fëmijët tanë që ti zgjidhin?Disiplina është mjeti kryesor për zgjidhjen e problemeve jetësore.Pa të nuk mund të realizojmë asgjë.Me një dozë të caktuar disipline,ne bëjmë zgjidhje të pjesshme të problemeve.Me disiplin totale i zgjidhim të gjitha problemet tona.

Ajo që e bën të vështirë jetën është,se procesi i ballafaqimit me problemet dhe mënyra e zgjidhjes(tejkalimit) së tyre është e dhimbshme.Problemet pavarësisht se nga cilat burime vijnë,provokojnë dhimbje,mjerim,fajësi,tronditje ,vuajtje apo keqardhje.Këto janë ndjenja të pavullnetshme,shpeshherë të papëlqyera dhe ndonjëherë ua kalojnë edhe dhimbjeve fizike.Për shkak të dhimbjeve që na shkaktojnë ballafaqimet me situata të caktuara,këto të fundit i quajmë shpesh probleme.Jeta paraqet para nesh një pafundësi problemesh dhe njeriu mendon se në jetë ka më shumë vuajtje se sa gëzime.Por jeta merr kuptim gjatë procesit të ballafaqimit dhe të zgjidhjes së problemeve.Problemet zakonisht qëndrojnë në një vijë të mprehtë ndërmjet suksesit dhe humbjes.Ato gjallojnë te ne guximin dhe shkathtësinë. Për shkak të problemeve ne aftësohemi nga ana mendore dhe shpirtërore.Nëse dëshirojmë të nxisim zhvillimin dhe guximin shpirtëror te të tjerët,ne duhet të provokojmë dhe të rigjallërojmë aftësinë e tyre për zgjidhjen e problemeve.Kjo është njëlloj si në shkollë,kur iu japimfëmijëve probleme për të zgjidhur.

B.Franklin ka thënë
"Ndodhit që të lëndojnë,janë edukative"

Kjo është një nga arsyet,që njerëzit e shkathët mësohen të mos tronditen,por të ballafaqohen lehtë me problemet dhe me dhimbjet që shkaktohen prej tyre.Shumica prej nesh nuk janë aq të shkathët.Të frikësuar nga dhimbja e cila shoqëron problemin,në njërën apo tjetrën formë,ne mundohemi t`iu largohemi apo t`iu shmangemi atyre.I zvarritim ato me qëllim apo me shpresë se mund të largohen vetvetiu.I injorojmë,i harrojmë dhe shtiremi sikur nuk ekzistojnë.Përdorim drogë,alkool,që ti kapërcejmë sa më lehtë që të jetë e mundur,dhe mundohemi të harrojmë shkaktarin e vërtetë të dhimbjes.

Kështu,nuk bëjmë gjë tjetër,veçse përpiqemi ti shmangim problemet,në vend të ballafaqohemi me to deri në fund.Prirja për t`iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë,është baza kryesore e sëmundjeve psikike.

Të gjithë,pak a shumë,,e zotërojmë këtë tendencë dhe,mbase të gjithë jemi pak a shumë mentalisht të sëmurë.Ndonjëri nga ne mund të shkojë deri në një kufi aq të çuditshëm,sa t`iu shmanget kerjtësisht të gjitha problemeve dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë,duke humbur atë që është më pranë së vërtetës apo s¨mirës në jetën e tij.Për të gjetur rrugëdalje më të lehta këta njerëz gjejnë strehim në botën e ndërlikuar të fantazive dhe të ëndrrave,e cila shpeshherë s`ka asgjë të përbashkët me realitetin.Karl Jung këtë e shpreh kështu:Ky zëvendësim,në fund të fundit,është ndonjëherë më dhimbshëm se sa vuajtja,së cilës ne synojmë ti shmangemi.Kështu neuroza bëhet vetvetiu problemi kryesor.Besnikët e formës(anës së jashtme) më shpesh mundohen ti shmangen kësaj dhimbjeje dhe problemi,që iu del përsëri në sipërfaqe,më pas do t`iu kalojë shtresë-shtresë në neurozë.

Për fat,ka disa njerëz,të cilët zotërojnë kurajon që të ballafaqohen me neurozën e tyre  dhe me ndihmën e psikoterapeutit,mësohen të ballafaqohen me vuajtjen e vërtetë.Kur i shmangemi vuajtjes së vërtetë që të çon në zgjidhjen e problemit.Për këtë arsye sëmundjet mednore pengojnë vetë zhvillimin tonë shpirtëror.

Është e nevojshme që te ne dhe te fëmijët tanë të krijohet një sistem për zhvillimin tonë shpirtëror dhe mendor.Me këtë dua të them,se ne duhet të mësojmë veten dhe fëmijët tanë që të shijojnë vlerën e vuajtjes,si një domosdoshmëri për tu ballafaquar me problemet dhe dhimbjet që ato shkaktojnë.

Më lart u tha se disiplina është arma bazë për zgjidhjen e problemeve jetësore.Ky mjet është teknika e vauajtjes,me anën e të

 cilit përjetojmë dhimbjen e problemeve dhe kuptojmë se si mund ti përballojmë dhe ti zgjidhim në mënyrë të suksesshme këto probleme.

Kur vetveten dhe fëmijët i mësojmë me disiplinë.Ne njëkohësisht i mësojmë ata dhe veten si të vuajmë dhe si të kalitemi.Cilat janë në të vërtetë këto teknika të vuajtjes,këto metoda për përjetime konstruktive të dhimbjeve,të cilat unë i quaj disiplinë?

Janë katër të tilla:

1.     Zgjatja e kënaqësisë

1.     Pranimi i përgjegjësisë

1.     Përkushtimi ndaj së vërtetës(realitetit)

1.     Balancimi

Siç do ta shohim,këto nuk janë metoda të vështira dhe për aplikimin e tyre nuk duhet ndonjë stërvitje e veçantë,përkundrazi,gati të gjithë fëmijët mësohen me to para se të mbushin dhjetë vjeç.Pra,problemi nuk qëndron në ndërlikueshmërinë e tyre,por në mungesën e vullnetit për ti zbatuar ato.Kryetarët e shteteve dhe mbretërit shpesh harojnë këto metoda të thjeshta dhe arrijnë deri atje sa të pësojnë ndryshime dhe në karakter.Nëpërmjet këtyre metodave njeriu mundësohet të ballafaqohet me dhimbjen dhe jo ti shmanget asaj.Nëse dikush dëshiron ti largohet vuajtjes legjitime,atëherë ai i shmanget aplikimit të këtyre metodave.Në kapitullin që vijon pas analizës së çdo metode në veçanti,do të flasim për vullnetin që duhet zotëruar dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dashurinë.