söndag 23 juni 2019

Zbarkimi D-Day ne Normandi Mitet dhe te vertetat

Kur të iken Truri (Skizofrenia)...lexoi:Hysni Baliu

Pas nje postimi te lumtur ne rrjetet sociale fshihet vetem aktrim

Pse grate dikur ecnin pas burrave

Pse kolliteshin malsorët,kur ecnin naten vetem

Depresioni i buzëqeshjes

E pavetedijshmja kolektive e Karl Jungut

Disa metoda praktike dhe mjaft kreative per te mbajtur nen kontroll inatin

Ëndrrat

378 ANEKDOTA Përmbledhje të ndryshme

Konferenca e Bujanit (31. 12. 1943- 2.1.1944)

Shtatë Shaljant...Radio Lyra(officiel)

Kalaja e Vajzës (Vashes)....Radio Lyra(officiel)

fredag 21 juni 2019

Egoja dhe egoizmi





 Egoja dhe egoizmi 

Shoqëria moderne duket se çdo ditë e më shumë po përshkohet nga fryma apo sëmundja  e egoizmit. Fjala egoizëm vjen nga latinishtja EGO, që do të thotë mënyra e të reaguarit, duke kufizuar dhe shkatërruar interesat e tjetrit për hir të vetvetes. Mosbesimi ndaj njëritjetrit e shtyn njeriun të sundojë  te të  tjerët. Mirëpo edhe të tjerët duan të  njëjtën gjë, kështu ne jemi në  një  luftë të vazhdyeshme, të gjithë kundër të gjithëve. Egoizmi na shtyn të veprojmë në atë mënyrë  që  na sjell rezultatin më të mirë  personal. Motivi i njeriut është egoizmi sepse egoizmi na jep mundësinë e eksplorimit tonë dhe në të njëjtën kohë të të gjithë mundësive tona.   Lind pyetja: A është egoizmi një kujdes real për vetveten? A është egoizmi dashuri për veten?

Për shumë vite me radhë ka  ndodhur që të ngatërrohet dashuria që njeriu ka për veten me egoizmin. Por është mirë dhe  kërkohet ta kemi të qartë se të duash veten (kur them të duash veten kam parasysh pranimin dhe vlerësimin e vetes me pozitiven dhe negativen) nuk do të thotë të jesh egoist, por do të thotë të jesh një njeri i formuar, i pjekur dhe i edukuar, të jesh një njeri i matur. Sepse ne e dimë se në aspektin fetar dashuria ndaj  tjetrit është virtyt, atëherë edhe dashuria ndaj vetes është virtyt e nuk është egoizëm. Edhe Shkrimi i Shenjtë na porosit që të duam tjetrin si veten. Gjithashtu, këtë e gjejmë edhe në  aspektin psikologjik, që nuk pranon se dashuria ndaj vetes dhe dashuria ndaj të tjerëve e përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi  ato e forcojnë  njëra- tjetrën. Sepse dashuria ndaj vetes dhe tjetrit nuk mund të shihen të ndara. Kështu që njeriu e ka të nevojshme e të domosdoshme që të jetë i bashkuar me të tjerët. E kjo nevojë fshihet prapa të gjitha dukurive që përbëjnë një gamë të tërë të pasioneve njerëzore.

Përpjekja për të shpjeguar ndryshimin midis tre koncepteve, ndryshimin midis egoizmit, individualizmit dhe dashurisë ndaj vetes, na bën që të fokusohemi te përmbajtja kryesore e përbashkët e këtyre tre termave, që është egoja apo vetja. Vetja, që në greqisht quhet ndryshe si egoo dhe në latinisht si ego dhe që për anglezët është ― nënkupton thelbin e të qenit apo eksperiencën e dikujt. Fjala ―ego dhe ―vetja kanë të bëjnë me të kuptuarin e individit në lidhje me ekzistencën e tij. Kjo do të thotë se egoja ndikon në mënyrën e të menduarit të individit, në mënyrën e tij të të vepruarit dhe në stilin e tij të jetesës. Duke theksuar edhe më tepër këtë ide, Simon Blackburn e përkufizon egon si ―të menduarit në mënyrë aktive të vetes, ―si vetkonceptimin dhe autorin e çdo veprimi të kryer nga individi. Është egoja ajo që përcakton mënyrën se si duhet të mendojmë dhe duhet të veprojmë dhe që në një farë mënyre kjo përbën një eksperiencë që i jep kuptim ekzistencës së saj. Egoja apo vetja na mundëson që ne ta kuptojmë botën dhe që ta bëjmë veten tonë pjesë të saj sepse kjo përbën komplet funksionin integrues në personalitetin e njeriut. Ndërkohë që roli i luajtur nga egoja në menaxhimin e identitetit personal duhet të konsiderohet si diçka natyrore dhe e shëndetshme, një lloj orientimi tjetër drejt vetvetes, i quajtur si egoizëm që bëhet subjekt i vlerësimit moral. 

Egoizmi është përkufizuar gjerësisht si ―interes ndaj vetes dhe si ―vetëbesim i tepruar. Një shqetësim apo prirje egoiste fillimisht evoluon nga vetja që percepton gjithçka në lidhje me veten vetëm për përfitimin e vetes. Kjo përbën një shqetësim të pakuptueshëm për të kënaqur dëshirat individuale dhe për të përmbushur po këto nevoja individuale. Menjëherë sapo individi e konsideron egon si pjesë të ekzistencës së tij,  egoizmi në mënyrë shumë normale na bën që të krijojmë një ide në kokën tonë ku të themi ―e imja për çdo gjë që duam. Siç shprehet edhe Kanti, ―në momentin që një qenie njerëzore fillon të thotë ―Unë, ai  e shfaq veten e tij sa herë që të mundet dhe në këtë mënyrë egoizmi rritet vazhdimisht. Sa më shumë që një individ të jetë i fiksuar pas vetes dhe që vepron
                                                         


po në bazë të kësaj, aq më shumë do të rritet edhe egoizmi i tij. Pra, egoizmi konsiston në një prije ose zgjedhje për të kënaqur ekskluzivisht prirjet dhe ndjenjat e dikujt. 
Shqetësimi ose disponimi i egoizmit, në fakt, nuk është gabim në vetvete, por ndikimi negativ që krijon ndaj të tjerëve që e mbulojnë aktin me ligësi. Michael Mok thotë se "kur themi se një person është egoist, zakonisht kuptojmë se ai nuk shqetësohet për njerëzit e tjerë, ai interesohet vetëm për veten e tij. Nëse është kështu, atëherë përdorimi korrekt i egoizmit duhet të jetë ―mungesa e interesit ndaj interesit të individëve të tjerë. Meqë një person egoist dëshiron që të ketë gjithçka për veten e tij, ai ose ajo nuk ndien kënaqësi duke dhënë por duke marrë. Ky lloj personi nuk mund të shohë asgjë tjetër përveç vetes dhe i gjykon të gjithë dhe çdo gjë përreth tij nga dobia që ata kanë për atë. Një person egoist është ai që është i vendosur për të nxitur interesin e vet apo të saj edhe përtej moralit të lejuar. Ai ose ajo është një person që e konsideron veten si të parë dhe të vetëm dhe nuk e kufizon ndjekjen e të mirës së tij ose të saj edhe kur kjo bie ndesh me të mirën e të tjerëve. Për këtë arsye egoizmi konsiderohet si "armiku natyror i lidhjeve të tjera (pra moraliteti)".

Egoizmi nuk është vetëm mungesa e interesit për nevojat e të tjerëve, por edhe mungesa e respektit për dinjitetin dhe integritetin e të tjerëve. Ajo që e bën një veprim egoist nuk është fakti se është vetërelacionale, por sepse nuk e konsideron me të vërtetë mirëqenien e të tjerëve. Për këtë arsye "është thelbësisht shkatërruese për çdo marrëdhënie". Motoja e përbashkët publike 'mos jini egoistë' nuk është vetëm një mësim i thjeshtë moral, por edhe një tregues i humbjes së ndjenjës njerëzore për të qenë në vetvete në aktin e egoizmit. Si një qëndrim antishoqëror dhe i vetëmposhtur, ai është kritikuar fuqishëm nga pothuajse të gjitha fetë botërore. Shumica e feve e identifikojnë egoizmin si burim të të gjitha konflikteve dhe kërkojnë që individi të dalë nga fshikëza e "vetes së vogël" në mënyrë që të arrijë lirinë përfundimtare. Meqë ata e tregojnë egon si rrënjën e ndarjes dhe trazirave brenda vetes dhe me të tjerët, ata e justifikojnë arritjen e përvojës së mirë fetare dhe përsosmërinë morale në drejtim të kapërcimit të qëndrimit të egos. Efekti antisocial i egoizmit është vërejtur dhe kritikuar edhe në disa vepra të filozofisë sociale.

Filozofi gjerman i njohur Shopenhauer e cilëson atë si "burimi i vetëm i dështimeve për të vepruar moralisht, burimi i të gjitha gabimeve, pra të gjitha shkaqet e vuajtjeve ndaj të tjerëve, të gjitha mohimet e vullnetit të tyre. Për  filozofin Shopenhauer, qëndrimi egoist mund ta çojë personin në ligësi dhe në krim të çdo lloji. Sociologu francez Emile Durkheim e quan atë ―anën e poshtme të homo duplex [një qenie njerëzore si një antagonizëm midis dëshirës për të ndjekur nevojat shoqërore dhe dëshirat instinktive të kafshës njerëzore]. Ai e përshkruan atë si ―një sëmundje të intelektit, duke na tërhequr në veten fantazmagorike‘ dhe larg nga lidhja me të tjerët në një mjedis. Sipas sociologut Durkheim, qëndrimi egoist është një produkt social i keq dhe i dëmshëm. Egoizmi i bën njerëzit të pakënaqur dhe ndoshta mizorë. Duke shkelur njerëzit nga të gjitha llojet e angazhimeve shoqërore dhe marrëdhënieve shoqërore, veprimet egoiste janë shkatërruese për të tjerët, si dhe për veten.

Nga Jetmira FEKOLLI

onsdag 19 juni 2019

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit vonohen 


     



       Shkenca u del mbrojtje personave vonohen duke argumentuar se ata kanë         shumë gjëra            mendje, janë kreativë dhe suksesshëm dhe se e shohin         botën ndryshe 

Ne gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë orar. Ata nuk e bëjnë këtë për na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë drejtën vonohen, kjo ndodh për shkak se është natyrën e tyre. Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund jetë i lehtë për disa, tjerë nuk arrijnë kurrë mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes prioriteteve. 
Nëse nuk jeni një nga këta persona vonohen, atëherë jeni prirë zemëroheni nga njerëzit nuk vijnë orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet gjithë botën, por veçanërisht kur bëhet fjalë për punën. 
Kultura ndryshme kanë kuptime ndryshme për kohën, por veçanërisht botën perëndimore qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale. 

Vonesat nuk janë mosrespektim 

Ne duhet ndalojmë bëri ndihen keq njerëzit vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund nënkuptojë se ata kanë shumë për bërë. Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon humbni sensin e kohës. 
Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren bëjnë shumë se një gjë njëjtën kohë. Mendoni për aktorin e kthyer sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquarendërkohë mbetet një nga aktorët suksesshëm momentit. 

Ata vonohen janë optimistë 

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist, prireni mendoni se keni shumë kohë duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo? 
Ky lloj menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti ju bën suksesshëm jetë: një studim mes agjentëve shitjes tregon se optimistët priren shesin 88 për qind shumë se kolegët e tjerë. 
Por ka edhe shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën jetoni gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion. 

Personaliteti i llojit B fiton 

vitet 1950, kërkuesit filluan t’i ndanin njerëzit dy tipe ndryshme personaliteti: tipi A dhe B. Ndërsa tipi A ju bën jeni konkurrues dhe padurueshëm, tipi B ju bën qetë dhe kreativ. Ndaj vonesat e shpeshta nënkuptojnë se jeni kategorinë B. 
Një studim tregon se dy tipe ndryshme kanë një perceptim ndryshëm kohës: pas një minute, pjesëmarrësit kërkim duhej gjykonin se sa kohë kishte kaluar. Njerëzit e tipit A hamendësuan një kohë mesatare prej 58 sekondash, ndërsa grupi B pati një perceptim mesatar kalimit 77 sekondave, transmeton Shqip. 
Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj se vonoheni. Ju e perceptoni botën ndryshe se sa tjerët përreth jush. 
Për njerëzit e tipit B, qenët një optimist është diçka pozitive. Ata priren shohin panoramën e gjerë vend shpërqendrohen me detaje. Nëse nuk arrijnë kohë një takim, atëherë ndoshta kjo ndodh për shkak se kanë një ide shumë kreative. 
Herën tjetër dikush do t’ju kritikojë për vonesën, referojini këtë artikull. Është shkencë! 

Situatat do t’i kuptojnë vetëm ata vonohen vazhdimisht 

A nuk është e vërtetë se kur i shkruani “do vij për 5 minutakjo nënkupton se jeni ende divanin e shtëpisë suaj, duke menduar se çfarë do vishni? 
Jeni nga ata vonohen vazhdimisht nëse kuptoni se miqtë tuaj kanë filluar t’ju gënjejnë për kohën duke jua lënë takimet herët. Për shembull, nëse duan jeni aty orën 8:30, ata do t’ju thonë shkoni orën 8:00. Nëse prireni t’ju ofendojë kjo gjë, por mbërrini orën 8:30, atëherë ata kanë drejtë. 
E kuptoni jeni nga ata e kanë pashmangshme vonesën nëse miqtë tuaj habiten shumë kur mbërrini kohë një vend caktuar. Dhe me idenë kohënënkuptohet se jeni 10 minuta me vonesë nga koha kur duhej kishit mbërritur. 
Dikur përfshinit justifikime për vonesën mesazhet u dërgonit miqve, por sot thjesht i lajmëroni se do vonoheni. Ju i shkruani fal, do jem 30 minuta me vonesë”, duke e ditur se ata do t’ju kuptojnë miri. 
Edhe kur dilni nga shtëpia orar, diçka del jashtë kontrollit tuaj mënyrë t’ju vonojë. Ju mund mendoni me vete se ishit shumë pranë qenët orar.Gazetaexpress