Disiplina
Problemet dhe dhimbja
Jeta është e rëndë.Kjo është një e vërtetë e
madhe.Një e vërtetë nga më të vërtetat.Nëse një herë e ndiejmë këtë të vërtetë
të madhe,ne mund ta tejkalojmë atë.Kur e kuptojmë se jeta është e rëndë dhe e
pranojmë si të tillë,atëherë ajo fillon me të vërtetë të jetë e vështirë,por
prej këtij momenti ky fakt na bëhet i parëndësishëm.Shumica nuk e kupton
tërësisht këtë të vërtetë.Në vend të kësaj,njerëzit pak a shumë vajtojnë
pandërprerë se si vështirësitë e tyre janë të veçanta dhe se si instiktivisht
ato bien vetëm mbi ta,mbi familjen,fisin,klasën,kombin,madje dhe racën e tyre.
Jeta paraqet para nesh një tërsi
problemesh.Atëherë ne duhet të vajtojmë,apo ti zgjidhim ato dhe ti mësojmë
fëmijët tanë që ti zgjidhin?Disiplina është mjeti kryesor për zgjidhjen e
problemeve jetësore.Pa të nuk mund të realizojmë asgjë.Me një dozë të caktuar
disipline,ne bëjmë zgjidhje të pjesshme të problemeve.Me disiplin totale i
zgjidhim të gjitha problemet tona.
Ajo që e bën të vështirë jetën është,se
procesi i ballafaqimit me problemet dhe mënyra e zgjidhjes(tejkalimit) së tyre
është e dhimbshme.Problemet pavarësisht se nga cilat burime vijnë,provokojnë
dhimbje,mjerim,fajësi,tronditje ,vuajtje apo keqardhje.Këto janë ndjenja të
pavullnetshme,shpeshherë të papëlqyera dhe ndonjëherë ua kalojnë edhe dhimbjeve
fizike.Për shkak të dhimbjeve që na shkaktojnë ballafaqimet me situata të
caktuara,këto të fundit i quajmë shpesh probleme.Jeta paraqet para nesh një
pafundësi problemesh dhe njeriu mendon se në jetë ka më shumë vuajtje se sa
gëzime.Por jeta merr kuptim gjatë procesit të ballafaqimit dhe të zgjidhjes së
problemeve.Problemet zakonisht qëndrojnë në një vijë të mprehtë ndërmjet
suksesit dhe humbjes.Ato gjallojnë te ne guximin dhe shkathtësinë. Për shkak të
problemeve ne aftësohemi nga ana mendore dhe shpirtërore.Nëse dëshirojmë të
nxisim zhvillimin dhe guximin shpirtëror te të tjerët,ne duhet të provokojmë
dhe të rigjallërojmë aftësinë e tyre për zgjidhjen e problemeve.Kjo është
njëlloj si në shkollë,kur iu japimfëmijëve probleme për të zgjidhur.
B.Franklin ka thënë
"Ndodhit që të lëndojnë,janë edukative"
Kjo është një nga arsyet,që njerëzit e shkathët mësohen të mos tronditen,por të ballafaqohen lehtë me problemet dhe me dhimbjet që shkaktohen prej tyre.Shumica prej nesh nuk janë aq të shkathët.Të frikësuar nga dhimbja e cila shoqëron problemin,në njërën apo tjetrën formë,ne mundohemi t`iu largohemi apo t`iu shmangemi atyre.I zvarritim ato me qëllim apo me shpresë se mund të largohen vetvetiu.I injorojmë,i harrojmë dhe shtiremi sikur nuk ekzistojnë.Përdorim drogë,alkool,që ti kapërcejmë sa më lehtë që të jetë e mundur,dhe mundohemi të harrojmë shkaktarin e vërtetë të dhimbjes.
Kjo është një nga arsyet,që njerëzit e shkathët mësohen të mos tronditen,por të ballafaqohen lehtë me problemet dhe me dhimbjet që shkaktohen prej tyre.Shumica prej nesh nuk janë aq të shkathët.Të frikësuar nga dhimbja e cila shoqëron problemin,në njërën apo tjetrën formë,ne mundohemi t`iu largohemi apo t`iu shmangemi atyre.I zvarritim ato me qëllim apo me shpresë se mund të largohen vetvetiu.I injorojmë,i harrojmë dhe shtiremi sikur nuk ekzistojnë.Përdorim drogë,alkool,që ti kapërcejmë sa më lehtë që të jetë e mundur,dhe mundohemi të harrojmë shkaktarin e vërtetë të dhimbjes.
Kështu,nuk bëjmë gjë tjetër,veçse përpiqemi
ti shmangim problemet,në vend të ballafaqohemi me to deri në fund.Prirja për
t`iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë,është baza
kryesore e sëmundjeve psikike.
Të gjithë,pak a shumë,,e zotërojmë këtë
tendencë dhe,mbase të gjithë jemi pak a shumë mentalisht të sëmurë.Ndonjëri nga
ne mund të shkojë deri në një kufi aq të çuditshëm,sa t`iu shmanget kerjtësisht
të gjitha problemeve dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë,duke humbur atë që është
më pranë së vërtetës apo s¨mirës në jetën e tij.Për të gjetur rrugëdalje më të
lehta këta njerëz gjejnë strehim në botën e ndërlikuar të fantazive dhe të ëndrrave,e
cila shpeshherë s`ka asgjë të përbashkët me realitetin.Karl Jung këtë e shpreh
kështu:Ky zëvendësim,në fund të fundit,është ndonjëherë më dhimbshëm se sa
vuajtja,së cilës ne synojmë ti shmangemi.Kështu neuroza bëhet vetvetiu problemi
kryesor.Besnikët e formës(anës së jashtme) më shpesh mundohen ti shmangen kësaj
dhimbjeje dhe problemi,që iu del përsëri në sipërfaqe,më pas do t`iu kalojë
shtresë-shtresë në neurozë.
Për fat,ka disa njerëz,të cilët zotërojnë
kurajon që të ballafaqohen me neurozën e tyre dhe me ndihmën e psikoterapeutit,mësohen të
ballafaqohen me vuajtjen e vërtetë.Kur i shmangemi vuajtjes së vërtetë që të
çon në zgjidhjen e problemit.Për këtë arsye sëmundjet mednore pengojnë vetë
zhvillimin tonë shpirtëror.
Është e nevojshme që te ne dhe te fëmijët
tanë të krijohet një sistem për zhvillimin tonë shpirtëror dhe mendor.Me këtë
dua të them,se ne duhet të mësojmë veten dhe fëmijët tanë që të shijojnë vlerën
e vuajtjes,si një domosdoshmëri për tu ballafaquar me problemet dhe dhimbjet që
ato shkaktojnë.
Më lart u tha se disiplina është arma bazë
për zgjidhjen e problemeve jetësore.Ky mjet është teknika e vauajtjes,me anën e
të
cilit
përjetojmë dhimbjen e problemeve dhe kuptojmë se si mund ti përballojmë dhe ti
zgjidhim në mënyrë të suksesshme këto probleme.
Kur vetveten dhe fëmijët i mësojmë me
disiplinë.Ne njëkohësisht i mësojmë ata dhe veten si të vuajmë dhe si të
kalitemi.Cilat janë në të vërtetë këto teknika të vuajtjes,këto metoda për
përjetime konstruktive të dhimbjeve,të cilat unë i quaj disiplinë?
Janë katër të tilla:
1.
Zgjatja e
kënaqësisë
1.
Pranimi i
përgjegjësisë
1.
Përkushtimi
ndaj së vërtetës(realitetit)
1.
Balancimi
Siç do ta shohim,këto nuk janë metoda të
vështira dhe për aplikimin e tyre nuk duhet ndonjë stërvitje e
veçantë,përkundrazi,gati të gjithë fëmijët mësohen me to para se të mbushin
dhjetë vjeç.Pra,problemi nuk qëndron në ndërlikueshmërinë e tyre,por në
mungesën e vullnetit për ti zbatuar ato.Kryetarët e shteteve dhe mbretërit
shpesh harojnë këto metoda të thjeshta dhe arrijnë deri atje sa të pësojnë
ndryshime dhe në karakter.Nëpërmjet këtyre metodave njeriu mundësohet të
ballafaqohet me dhimbjen dhe jo ti shmanget asaj.Nëse dikush dëshiron ti
largohet vuajtjes legjitime,atëherë ai i shmanget aplikimit të këtyre
metodave.Në kapitullin që vijon pas analizës së çdo metode në veçanti,do të
flasim për vullnetin që duhet zotëruar dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me
dashurinë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.