fredag 23 augusti 2019

Egoja është Armiku

Parimi i parë: nuk duhet të mashtroni veten;
jeni personi që mund të mashtrohet më lehtë. -RICHARD FEYNMAN

Ndoshta jeni i ri dhe plot ambicie. Ndoshta po përballeni me vështirësi. Ndoshta keni fituar disa milionë, keni nënshkruar kontratën e parë, jeni përzgjedhur anëtar i një grupi elitar, ose keni arritur deri më tani mjaftueshëm që të mund të kaloni një jetë të begatë. Ndoshta jeni tronditur, pasi keni kuptuar se sa e kotë është jeta, edhe kur arrin majat e suksesit. Ndoshta keni përgjegjësinë për të shpëtuar të tjerët nga një krizë. Ndoshta sapo ju kanë shkarkuar nga puna. Ndoshta kjo është periudha më e keqe e jetës suaj.

Kudo që të jeni, çfarëdo që të bëni, armiku juaj më i keq jeton brenda jush: egoja juaj.
“Jo unë,” mendoni. “Askush nuk do të thoshte se jam egoist.” Ndoshta keni menduar gjithmonë për veten si një njeri mjaft i ekuilibruar. Por, për njerëzit me ambicie, talent, energji dhe potencial, egoja është pjesë e tyre e pandarë. Pikërisht, ajo që na bën kaq të aftë si
mendimtarë, krijues dhe sipërmarrës, ajo që na nxit drejt suksesit në këto fusha, na bën të dobët në këtë anë të errët të psikikës.

Ky libër nuk e trajton egon në kuptimin frojdian. Frojdit i pëlqente ta shpjegonte egon me këtë analogji: egoja është kalorësi me shtysat instinktive që përfaqësojnë kalin; ndërkohë, egoja përpiqet t’i orientojë këto shtysa. Nga ana tjetër, psikologët e kohëve moderne e përdorin fjalën “egoist” për të përshkruar dikë që është i përqendruar tek vetvetja në mënyrë të rrezikshme, dhe shpërfill krejtësisht çdokënd tjetër. Këto përkufizime janë të sakta, por me vlerë të pakët dhe jashtë kontekstit klinik.
Egoja, në formën e saj të zakonshme, ka një përkufizim më “të thjeshtë”: një besim i pashëndetshëm për rëndësinë tonë. Arrogancë. Ambicie egocentrike. Ky është përkufizimi që do të përdbret në këtë libër. Është ai fëmijë gërnjar brenda secilit prej nesh, që zgjedh interesin e tij përpara gjithçkaje dhe çdokujt tjetër. Nevoja për të qenë më miré'se mé's/Jumé'se diçka apo dikush; nevoja për të qenë përtej çdo dobie të arsyeshme. Kjo është egoja: ndjesia e superioritetit dhe sigurisë që shkon përtej vetëbesimit dhe talentit.
                                                           www.radiolyra.com
Egoja shfaqet kur vizioni që kemi për veten dhe botën, fryhet aq shumë sa fillon të deformojë realitetin që na rrethon.Traj neri i futbollit, Bill Uollsh (Bill Walsh) thotë: “Kur vetëbesimi shndërrohet në arrogancë,vendimmarrja bëhet kryeneçësi dhe vetësiguria bëhet pamaturi”. Kjo është egoja, e cila, siç paralajmëron shkrimtari Siril Konolli (Cyril Connolly), “na përpin si të ishte forcë graviteti”.

Në këtë mënyrë, egoja është armiku e asaj që dëshironi dhe asaj që zotëroni: është armiku i mundësisë për të mësuar një zanat, kreativitetit të vërtetë, bashkëpunimit me të tjerët, ndërtimit të një raporti besnikërie dhe përkrahjeje, jetëgjatësisë, përsëritjes dhe vazhdimësisë së suksesit. Egoja asiikson avantazhet dhe oportunitetet, është një magnet për armiqtë dhe gabimet, është Shila dhe Karibda.

Shumica e njerëzve nuk janë “egoistë”, por egoja është në rrënjë të çdo problemi dhe pengese nga ideja se nuk mund të fitojmë tek ideja mund të fitojmë në çdo kohë dhe në kurriz të të tjerëve; nga ideja se nuk kemi atë që duam tek ideja se ajo që duam, nuk na bën të ndihemi me mue.
Zakonisht nuk e shohim botën nga ky këndvështrim. Mendojmë se dikush tjetër duhet fajësuar për problemet tona (shumë shpesh, njerëzit e tjerë). Siç e ka formuluar bukur gati një mijë vjet më parë poeti Lukreci (Lucretius), “i sëmuri shpërfill shkakun e sëmundjes së tij”. Kjo thënie vlen veçanërisht për njerëzit e suksesshëm, të cilët nuk arrijnë të shohin se deri në ç’masë i pengon egoja, sepse përqendrohen'vetëm tek gjërat që kanë bërë deri më tani.

Me çdo ambicie dhe objektiv që kemi të madh apo të vogël egoja nuk na ndahet, teksa minon rrugëtimin tonë, të cilit i kemi kushtuar gjithçka.
Administratori Harold Xhinin (Harold Geneen) e krahason egoizmin me alkoolizmin: “Egoisti nuk e humbet toruan, duke hedhur tutje të gjitha gjërat që ka mbi tryezën e punës. As nuk belbëzon, as nuk entuziazmohet. Përkundrazi. Ai bëhet gjithnjë e më shumë arrogant, dhe disa njerëz, duke mos ditur se çfarë fshihet pas këtij qëndrimi, ngatërrojnë arrogancën me forcën e vullnetit dhe vetëbesimin.” Mund të thuhet se egoistët bëjnë të njëjtin gabim edhe me veten e tyre, duke mos kuptuar sëmundjen që kanë, dhe faktin se po dëmtojnë vetveten.

Nëse egoja është zëri që na tregon se jemi më mirë se ç’jemi në të vërtetë, mund të pohojmë gjithashtu se egoja pengon suksesin e vërtetë, duke parandaluar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me botën rreth nesh. Një nga anëtarët e parë të “Alkoolistëve anonimë”e ka përcaktuar egon si “një ndarje e ndërgjegjshme nga . . .” Nga çfarë? “ . . nga gjithçka.”

Mënyrat se si kjo ndarje manifestohet negativisht, janë të shumta: nuk mund të punojmë me njerëz të tjerë, nëse kemi ndërtuar mure; nuk mund ta përmirësojmë botën, nëse nuk e kuptojmë atë dhe veten tonë; nuk mund të pranojmë mendimet e të tjerëve, nëse nuk shfaqim interes apo nuk jemi në gjendje të marrim stimuj nga jashtë; nuk mund t’i dimë mundësitë tona apo t’i krijojmë ato nëse, në vend që të shohim atë që kemi përpara, jetojmë në imagjinatën tonë. Pa një vlerësim të saktë të aftësive tona në krahasim me aftësitë e të tjerëve, nuk mund të Hasim për vetëbesim, por për delir të madhështisë. Si mund të mendojmë për të udhëzuar, motivuar apo udhëhequr njerëz të tjerë, nëse nuk jemi empatikë ndaj nevojave të tyre, sepse kemi humbur kontaktin me nevojat tona?

Artistja Marina Abramovic është treguar e drejtpërdrejtë në shpjegimin e saj: “Po qe se fillon të besosh në madhështinë tënde, kreativiteti vdes”.
Vazhdimësia e egos ka vetëm një shkak: komoditetin. Shpeshherë, përkushtimi ndaj një pune të rëndësishme në sport, art apo biznes është tmerrues. Egoja e qetëson dhe e zbut këtë frikë. Është një balsam ndaj pasigurisë. Duke zëvendësuar pjesët racionale dhe të vetëdijshme të psikikës sonë me mburrje dhe narcizëm, egoja na tregon se çfarë duam të dëgjojmë, kur duam ta dëgjojmë. Por kjo është një zgjidhje afatshkurtër, me pasoja afatgjata.

nga libri:
Egoja është Armiku
Ryan Holiday

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.