fredag 4 oktober 2019

DËGJIMI l PËRJASHTIMEVE POZITIV


Sa më shumë studioja hulumtimet nga fusha e psikologjisë pozitive, aq më shumë mësoja se sa gabim jemi (jo vetëm studentët e Harvardit, por të gjithë ne) në bindjet tona rreth plotësimit personal dhe profesional. Studimet treguan përfundimisht se mënyra më e shpejtë për të pasur arritje të larta nuk është përqendrimi vetëm te puna dhe se mënyra më e mirë për të motivuar punonjësit nuk është lëshimi i urdhrave dhe shtrëngimi i një force punëtore të stresuar e të frikësuar. Përkundrazi, hulumtimet e reja rrënjësore mbi lumturinë dhe optimizmin po kthenin përmbys si botën akademike, ashtu edhe atë të korporatave. Unë menjëherë pashë një mundësi në këtë; mund t’i provoja këto ide te studentët e mi. Mund të hartoje një studim për të parë nëse këto ide të reja shpjegonin Vërtet se pse disa studentë përparonin, ndërsa disa të tjerë binin pre e stresit dhe e depresionit. Duke studiuar modelet dhe zakonet e njerëzve mbi kurbë, mundesha të mblidhja informacion jo vetëm për mënyrën si të ngriheshim mbi mesataren, po si ta ngrinim më lart të gjithë mesataren.

Fatmirësisht,isha në një pozitë unike për ta kryer këtë hulumtim. Si kujdestar i studentëve të vitit të parë, kam qenë i bekuar për një duzinë vitesh me një njohje të pabesueshme nga afër të këtyre studentëve -cilat janë zakonet e tyre, çfarë i motivon ata dhe çfarë mund të mësojmë nga përvojat e tyre për ta zbatuar në jetën tonë. Kam pasur mundësi të lexoja të gjitha dosjet e regjistrimeve, të shihja komentet e komisionit të pranimeve, të shihja progresin e 5tudentëve në aspektin intelektual dhe shoqëror, si dhe të shihja se çfarë punësh zinin ata pas universitetit. Gjithashtu, u vura nota një përqindjeje të madhe prej tyre në klasë si ndihmës pedagog në gjashtëmbëdhjetë kurse të ndryshme. Për t'i njohur studentët përtej provimeve dhe punëve me shkrim, fillova të takohesha me ca në “zyrën e kafes” në Starbucks për të dëgjuar historitë e tyre. Sipas llogaritjeve të mia, jam ulur për më shumë se gjysmë ore në mënyrë individuale me mbi 1100 studentë të Harvardit një kafeinë e mjaftueshme për të skualifikuar një ekip të plotë olimpik për dekada të tëra.

Më pas i mora këto vrojtime dhe i përdora për të hartuar dhe kryer sondazhin tim empirik me 1600 studentët më të mirë një nga studimet më të mëdha mbi lumturinë të kryer ndonjëherë në Harvard mbi studentët. Në të njëjtën kohë, unë vazhdova të thellohesha në hulumtimet e psikologjisë pozitive që papritmas kishin shpërthyer jashtë institucionit tim dhe jashtë laboratorëve të universitetit anembanë botës. Rezultati? Përfundime befasuese dhe emocionuese mbi arsyen pse disa dalin në krye dhe lulëzojnë në mjedise sfiduese, ndërsa të tjerë zhyten dhe kurrë nuk shpalosin potencialin që kanë. Ajo që gjeta dhe ajo çfarë do të lexoni, ishte një zbulim i vërtetë jo vetëm për Harvardin, po për të gjithë ne në botën e punës.

SHTATË PARIMËT
Pasi përfundova mbledhjen dhe analizimin e këtij materiali shumë të gjerë të kërkimit, isha në gjendje të izoloja shtatë modele Spcifike, të zbatueshme dhe të provuara që i paraprijnë suksesit dhe arritjeve.

AVANTAZHI I LUMTURISË
Për shkak se truri pozitiv ka një avantazh biologjik mbi trurin që është neutral ose negativ, ky parim na mëson si ta ristërvisim trurin tonë për të kapitalizuar pozitiven dhe për të përmirësuar produktivitetin dhe performancën tonë.


PIKËMBËSHTETIA DHE LEVA
 Mënyra si e përjetojmë botën dhe aftësia jonë për të pasur sukses brenda saj, ndryshon vazhdimisht në varësi të mendësisë sonë. Ky parim na mëson si ta përshtatim mentalitetin tonë (pikëmbështetjen) në një mënyrë që na jep fuqinë (levën) për të qenë më të përmbushur dhe të suksesshëm.

EFEKTI TETRIS 
Kur truri ynë bllokohet në një model që fokusohet mbi stresin, negativitetin dhe dështimin, përgatitim dështimin. Ky parim na mëson si ta riorganizojmë trurin tonë për të gjetur modele mundësish, në mënyrë që të mund t'i shohim dhe t'i shfrytëzojmë mundësitë kudo që ndodhen.

RRËZIMI 
Në mes të humbjes, stresit dhe krizave, truri ynë gjen rrugët për të na ndihmuar të përballemi me sfidat. Ky parim ka të bëjë me gjetjen e rrugës mendore që jo vetëm na ngre nga dështimi apo vuajtja, por na mëson të jemi edhe më të lumtur e të suksesshëm për shkak të tyre.

RRETHI I ZORROS 
Kur shfaqen sfidat dhe ne tronditemi, truri ynë racional mund të rrëmbehet nga emocionet. Ky parim na mëson si të rimarrim kontrollin duke u përqendruar fillimisht në synime të vogla të menaxhueshme, duke e zgjeruar më pas gradualisht rrethin tonë për të arritur objektiva gjithnjë e më të mëdha. “

RREGULLA E 20 SEKONDAVE 
Mbajtja e ndryshimeve për një kohë të gjatë shpesh duket e pamundur, sepse fuqia e vullnetit tonë është e kufizuar. Dhe, kur vullneti ynë dështon, ne biem në zakonet tona të vjetra dhe dorëzohemi në rrugën e rezistencës më të vogël. Ky parim tregon sesi, duke bërë rregullime të vogla të energjisë, mund ta lëmë rrugën e rezistencës më të vogël dhe t’i zëvendësojmë zakonet e këqija me zakone të mira.

INVESTIM! SHOQËROR 
Në mes të sfidave dhe stresit, disa njerëz zgjedhin të ulen galiç dhe të tërhiqen brenda vetes. Po njerëzit më të suksesshëm investojnë te miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes së tyre për ta shtyrë veten përpara. Ky parim na mëson si të investojmë më shumë në një nga nxitësit më të mëdhenj të suksesit dhe ekselences, në rrjetin tonë të mbështetjes
Së bashku: këto shtatë parime ndihmuan studentët e Harvardit dhe më vonë dhjetëra mijëra njerëz në “botën reale”) për të kapërcyer pengesat, për të larguar zakone të këqija, për t'u bërë më efektivë dhe produktivë, për të shfrytëzuar më shumë mundësi, për të realizuar synimet e tyre më ambicioze dhe për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.