onsdag 19 juni 2019

Mendja – Pengesa më e madhe drejt ndriçimit

Mendja – Pengesa më e madhe drejt ndriçimit 
Ti nuk je mendja jote 
Shkëputur nga EckhartTolle–Fuqia e Tanishmërisë Udhërrëfyes drejt ndriçimit shpirtëror 
 
… 
Ndriçimi – çfarë është? 
Një lypsar ulej prej 30 vjetësh ndanë rrugës. Një i panjohur kalon pranë dhe lypësi i thotë “Më fal ndonjë të thyer!” duke i zgjatur kapelën e vjetër të bejsbollit. “S’kam ç’të të jap!” ia kthen i huaji, dhe vazhdoi. “Ku je ulur ashtu?” “Hiç, i përgjigjet lypësi, veç një kuti e vjetër. Nuk mbaj mend qyshkur jam ulur mbi të!” “A i ke hedhur ndonjëherë sytë brenda? e pyeti i huaji. “Jo, lypësi, e ç‘kuptim ka, bosh duhet të jetë!” I huaji këmbënguli që të shikonte brenda kutisë dhe lypësit iu mbush mendja të shqyente kapakun. I habitur, mosbesues e me ngazëllim zbuloi se kutia ishte plot me flori. 
Unë jam ai i huaji që nuk kam ç’të të jap e po të them të shohësh përbrenda. Jo brenda ndonjë sënduku, si në parabolë, por diku më afër: brenda vetes. 

Dhe ti ma kthen “Por unë nuk jam ai lypësi!” 

Ata që nuk kanë gjetur pasurinë e tyre të vërtetë, e cila është hareja llamburitëse e Qenies dhe qetësia e thellë e palëkundshme që ajo sjell, ngelen lypsarë, qofshin pasanikë të mëdhenj. Këta gjithmonë kërkojnë jashtë për hedhurina kënaqësie apo përmbushje, miratim, siguri apo dashuri, kur kanë një thesar të tillë përbrenda, i cili jo vetëm përfshin gjithato gjëra, por është edhe më i madh se gjithçka që mund të ofrojë bota. 

Fjala ndriçim ndjell idenë e ndonjë mjeshtërie mbinjerëzore, dhe egos i vjen përmbarë ta shohë ashtu, por është thjesht e vetëm gjendja jote e natyrshme e të qenit pa ndarë prej Qenies. Është gjendja e bashkëlidhjes me diçka të pamatshme e të pashkatërrueshme, diçka që, pothuajse në mënyrë paradoksale, je thelbësisht ti e njëherësh më shumë se ti. Është zbulimi i natyrë sate të vërtetë përtej emrit e formës. Paaftësia për të ndjerë këtë bashkëlidhje i jep jetë iluzionit të veçimit, prej vetes e botës rrotull teje. Prandaj e percepton veten, paditur apo vetëdijshëm, si një fragment të copëzuar. Lind frika dhe lufta e brendshme e periferike, e cila bëhet e zakonshme. 

Më pëlqen përcaktimi i thjeshtë i Budës për ndriçimin si “fund vuajtjesh”. Nuk ka gjë mbinjerëzore në të, apo jo! Sigurisht, si përcaktim nuk është i plotë, sepse të thotë vetëm se çfarë nuk është ndriçimi: jo vuajtje. Epo, çfarë ngelet kur nuk më vuajtje? Buda hesht për këtë dhe heshtja e tij nënkupton se duhet ta gjesh vetë. Ai përdor një përcaktim negativ në mënyrë që mendja të mos kapet në diçka për të ndjekur apo pas një përkryerje mbinjerëzore, një qëllim i mundshëm ku mbërrihet. E, pavarësisht këtij kujdesi, shumica e budistëve ende beson se ndriçimi është për Budën, jo për ta, të paktën në këtë jetë. 

Ti përdore fjalën Qenie. Na shpjegoni çfarë kupton me këtë? 

Qenia është Jeta e Vetme, e përjetshme dhe e përhershme, përtej formave të panumërta jetësore, të cilat janë subjekt i jetëvdekjes. Gjithashtu, Qenia nuk është vetëm përtej, por edhe thellësisht përfshirë brenda çdo forme jete si thelbi i padukshëm e i pashkatërrueshëm i tyre. Kjo do të thotë që është tashmë brenda teje si vetja jote më thellësore, natyra jote e vërtetë. Por, por, mos u përpiqni ta rrokni me mendje. Mos u përpiqni ta kuptoni. Mund ta njihni vetëm në heshtjen e mendjes. Kur jeni të pranishëm, kur vëmendja juaj është plotësisht e gjallërisht në Tanishmëri, atëherë ndihet Qenia, por s’mund të kuptohet kurrë mendërisht. Rimbërritja në vetëdijshmërinë e Qenies dhe prehja në atë gjendje të “ndjesi-perceptimit” është ndriçim. 

Kur thua Qenie, po flet për Zotin? Nëse po, pse nuk e shqipton? 

Fjala Zot është boshatisur prej gjithë kuptimeve nëpër mijëra vjet keqpërdorimi. E përdor ndonjëherë, por me masë. Kur them keqpërdorim, flas për njerëz, që s’kanë as pikën e mbretërisë së shenjtë, përherjen e pafundme përtej asaj fjale, e përdorin me bindje të madhe, sikur ta dinë se për çfarë po flasin. Ose argumentojnë kundër, sikur ta dinë se çfarë po mohojnë. Ky keqpërdorim ngre besime absurde, pohime e zhgënjime vetjake, siç janë “Zoti im ose yni është i vetmi Zot i vërtetë dhe Zoti yt është i gënjeshtërt”, ose formulimin e famshëm të Niçes “Zoti vdiq”. 

Fjala Zot është bërë një koncept i mbyllur. Çastin që shprehet fjala, krijohet një imazh mendor, mbase jo më i një plaku mjekërbardhë, por ende një përfaqësim mendor i dikujt a diçkaje jashtë teje, dhe dihet, pothuajse gjithmonë i një mashkulli apo gjëje mashkullore. As fjala Qenie as Zot, apo tjetër fjalë, s’mund të shpjegojë apo përcaktojë realitetin e parrëfyeshëm përtej fjalës, prandaj e vetmja pyetje që ia vlen është nëse fjala është ndihmë apo pengesë në mundësinë tënde për të provuar Atë, ku tregohet me gisht. A drejtohet përtej vetes në atë realitet përtejshmërie, apo i jep vetes kollaj të bëhet jo më shumë se një ide në kokën tënde, ku ti beson, një idhull mendor? 

Fjala Qenie nuk shpjegon gjë, por as ajo Zot. Qenia, sidoqoftë, ka përparësinë të jetë një koncept i hapur. Nuk kufizon padukshmërinë e pakufishme në entitet të fundmë. Është pamundësi formimi i një krijimi të tillë mendor. Askush nuk deklaron zotërim të veçantë të Qenies. Është vetë thelbi yt, dhe është i arritshëm menjëherë për ty si ndjesi e vetë pranisë sate, ndërgjegjësimi i Unë Jam, para të qenit “unë jam kjo apo diçka tjetër”. Pra, është vetëm një hap i vogël nga fjala Qenie deri në përvojën e Qenies. 

Cila është pengesa më e madhe për të përjetuar këtë realitet? 

Identifikimi me mendjen tënde, i cili bën që ky mendim të bëhet detyrues, fiksim. Paaftësia për të ndalur të menduarin është e keqe e frikshme, por nuk e kuptojmë këtë sepse pothuajse të gjithë vuajnë prej kësaj dhe quhet diçka e zakonshme. Kjo zhurmë e pareshtur mendore të pengon drejt gjetjes së asaj fushe qetësie brendësore, e cila është e pandashme nga Qenia. Gjithashtu, krijon një vete të rreme mendore, që bën hije frike e vuajtjesh. 

Filozofi Descartes besonte se gjeti të vërtetën më thelbësore kur bëri formulimin e tij të famshëm: “Mendoj, pra jam!” Ai, në fakt, shprehu gabimin më të thellë: barazimi i të menduarit me Qenien dhe identitetin me të menduarin. Mendimtari i pandreqshëm dhe i fiksuar, domethënë pothuajse të gjithë, jeton në gjendje ndasie të dukshme , në një botë të përbërë marrëzisht prej problemesh e konfliktesh të vazhdueshme, një botë që pasqyron copëzimin përherë në rritje të mendjes. 

Ndriçimi është gjendje plotshmërie, të qenit “në një” dhe në paqe, njësh me jetën, në aspektin e saj të manifestuar, të shfaqur, bota, siç është me veten tënde më të thellë dhe jetën e pamanifestuar – njësh me Qenien. Ndriçimi nuk është vetëm fundi i vuajtjeve dhe luftës së vazhdueshme brenda e jashtë, por gjithashtu fundi i skllavërisë së llahtarshme të të menduarit papushim. Eh, çfarë çlirimi është ky! 
Identifikimi i me mendjen krijon një ekran të errët ky është mashtrimi. Mjeti të ka marrë nën kontroll. 

Nuk jam dakord. E vërtetë që unë mendoj sa të duash pa qëllim, si të gjithë, por unë mund të zgjedh përdorimin e mendjes për të përmbushur diçka, dhe e bëj këtë gjithë kohën. 

Vetëm se ti zgjidh një fjalëkryq apo ndërton një bombë atomike nuk do të thotë se po përdor mendjen tënde. Siç përtyp gjithë qejf qeni kocka, mendja kënaqet kur mpreh dhëmbët në halle të ndryshme. Prandaj zgjidh fjalëkryqe e ndërton bomba atomike. Nuk ju intereson asnjëra as tjetra. Po t’ju pyes unë: a mund të çlironi mendjen kurdo që të keni qejf? A e keni gjetur butonin “Ndal”? 

Po thua të ndal të menduarit krejtësisht? Jo, s’mundem, përveçse një apo dy çastesh. 

Pra, mendja po të shfrytëzon. Ti identifikohesh vetëdijshëm me të, dhe as që kupton se je skllavi i saj. Është sikur je pushtuar pa e ditur dhe e merr entitetin zotërues si veten tënde. Fillimi i lirisë është të kuptuarit se ti nuk je pushtuesi – mendimtari. Të diturit e kësaj të bën të zotin ta vëzhgosh entitetin. Në çastin që fillon të shohësh mendimtarin, një nivel më i lartë vetëdijeje hyn në veprim. Pastaj fillon të kuptosh se ka një fushë të pamatë inteligjence përtej mendimit, se mendimi është vetëm një aspekt i vockël i asaj inteligjence. Kupton gjithashtu se gjithë gjërat vërtet të rëndësishme – bukuria, dashuria, krijimtaria, hareja, paqja e brendshme – vijnë nga përtej mendjes. E fillon të zgjohesh. 

A nuk është thelbësor të menduarit, që të mbijetohet në këtë botë? 

Mendja jote është një mjet, instrument. Duhet përdorur për çështje specifike, dhe, kur puna kryhet, lëre mënjan. Kështu siç është, them se 80-90 % e të mendimeve të njerëzve është jo vetëm ripërsëritës e pa dobi, por edhe i dëmshëm për shkak të natyrës negative e keqfunksionale. Vëzhgojeni mendjen tuaj dhe do ta kuptoni se është e vërtetë. Shkakton një humbje serioze energjish jetësore. Ky lloj të menduari maniakal është në fakt fiksim. E çfarë e shkakton? Thjesht kjo: ti nuk ndjen se ke zgjidhje të ndalesh. Është më e fortë se ty d he të jep një ndjenjë të rreme kënaqësie, e cila kthehet vazhdimisht në dhimbje. 

Pse fiksohemi pas gjërave? 

Sepse identifikoheni me to, që do të thotë se ndjesia e vetes ju buron nga përmbajtja dhe veprimtaria e mendjes. Sepse besoni se do të merrni fund nëse do të ndalni të menduarit. Ndërsa rriteni, formoni një imazh mendor se çfarë jeni, bazuar në kushtëzimet personale e kulturore. Mund ta quajmë ego këtë fantazmë vetjake. Përbëhet prej veprimtarie mendore dhe mund të gjallojë vetëm përmes të menduarit të përhershëm. Termi ego nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por këtu po e përdor si vete të gënjeshtërt, krijuar prej identifikimit të pavetëdijshëm me mendjen. 

Për egon, e tashmja pothuajse nuk ekziston, vetëm e shkuara dhe e ardhmja merren si të rëndësishme. Kjo kokakëmbthi e së vërtetës i leverdis egos për faktin se mendja është keqfunksionale. Gjithmonë shqetësohet për mbajtjen gjallë së të shkuarës, sepse pa të – kush je ti? Projekton vazhdimisht veten në të ardhme për të siguruar mbijetesën e kërkuar ndonjë lloj lehtësimi a përmbushjeje atje. Thotë: “Një ditë, kur kjo, ajo apo tjera të ndodhë, do të jem në rregull, në paqe e lumturi!” Edhe kur duket se egoja merret me të tashmen, nuk është realisht aty: e keqkupton plotësisht sepse e sheh me sytë e së shkuarës. Ose e rrudh të tashmen si mjet për një qëllim, i cili shtrihet gjithmonë në projektet mendore të ardhme. Vëzhgojeni mendjen tuaj dhe do të kuptoni sesi funksionon kjo. Çasti i tashëm përmban çelësin e çlirimit. Por nuk do ta gjeni të tashmen për sa kohë jeni mendja juaj. 

Nuk dua ta humb aftësinë e analizimit e dallimit. Nuk do të isha kundër të menduarit më qartë, të përqendruar, por nuk dua ta humb mendjen. Bekimi i të menduarit është gjëja më e çmuar që kemi. Pa të do të ishim thjesht një lloj tjetër kafshe. 

Epërsia mendore është vetëm një shkallë në evolucionin e vetëdijes. Ne duhet të lëvizim një shkallë më lart tani për çështje të ngutshme; përndryshe do të shkatërrohemi prej mendjes, e cila është kthyer në një përbindësh të llahtarshëm. Të menduarit dhe vetëdija nuk janë sinonime. Mendimi është vetëm aspekt i vockël i ndërgjegjes. Mendimi nuk mund të jetë pa vetëdijen, por vetëdija nuk ka nevojë për të menduarit. 

Ndriçim do të thotë ngritje mbi të menduarit, jo kthimi prapa në një gradë poshtë mendimit, në sferën e një kafshe apo bime. Në përndritje mund të përdorësh mendjen kur duhet, por në mënyrë më të përqendruar e të dobishme se përpara. E përdor më së shumti në çështje praktike, por lirisht prej dialogut brendësor të pavullnetshëm, dhe aty është heshtja e brendshme. Kur ti e përdor mendjen, sidomos për zgjidhje krijuese, lëkundesh për minuta të tëra mes të menduarit e qetësisë, mes mendjes e jomendjes. Jomendja është vetëdije pa të menduarit. Vetëm ashtu është e mundur të mendohet në mënyrë krijuese, pasi vetëm ashtu ka mendimi fuqi reale. Vetëm të menduarit, kur nuk lidhet me mbretërinë e pamatë të vetëdijes, bëhet shpejt barrë, çmenduri, shkatërrim. 

Mendja është në thelb një makinë mbijetuese. Sulmi e mbrojtja kundër mendjeve të tjera, mbledhja, magazinimi e analizimi i të dhënave – për këtë është e mirë, por nuk është aspak krijimtari. 
Gjithë artistët e vërtetë, me dijen e tyre ose jo, krijojnë prej një vendi jomendor, prej heshtjes brendësore. Më pas mendja i jep formë shtysës krijuese ose mprehtësisë. Edhe shkencëtarët e mëdhenj pranojnë se zbulimet e tyre u erdhën në kohë qetësie mendore. Prandaj mund të them se arsyeja e thjeshtë pse shumica e shkencëtarëve e artistëve nuk janë krijues është sepse nuk dinë si të mendojnë, apo më mirë nuk dinë si të ndalin të menduarit! 
Mrekullia e jetës në tokë apo trupat tanë nuk u krijuan prej mendjes e të menduarit. Sigurisht ka një inteligjencë, shumë më e madhe se mendja. 

Ti përmende frikën si pjesë të dhimbjes emocionale thelbësore. Si lind frika dhe pse ka kaq shumë frikë në jetët tona? Dhe, a është vetëmbrojtje një pjesëz frike? Nëse s’kam frikë prej zjarrit mund të vë dorën në të dhe digjem. 

Arsyeja pse nuk fut dorën në zjarr nuk është se ke frikë, por e di se digjesh. Nuk ke nevojë për frikë të shmangësh rreziqe të panevojshme – vetëm pakëz inteligjencë e ndjesi të zakonshme. Mjafton të vësh në punë mësimet e së kaluarës. Pra, nëse dikush të kërcënon me zjarr apo dhunë fizike, mund të provosh diçka si frikë. Ky është një ndruajtje instiktive nga rreziku, por jo kushtëzimi psikologjik i frikës që po flasim këtu. Kushti psikologjik i frikës ndahet nga çdo lloj I vërtetë e konkret rreziku të njëmendshëm. Vjen në forma të ndryshme: shqetësim, ankth, siklet, nervozizëm, tension, tmerr, fobi e të tjera. Kjo lloj frike psikologjike është gjithmonë për diçka që mund të ndodhë, jo prej diçkaje që po ndodh tani. Ti je këtu e tani, ndërsa mendja jote në të ardhmen. Kjo krijon ankth e zbrazëti. E, nëse identifikohesh me mendjen dhe ke humbur lidhjen me fuqinë e thjeshtësinë e së tashmes, ajo zbrazëtirë ankthi do të ngelet vazhdimisht shoqëruesi yt. Mund të përballësh me çastin e tashëm, por jo me atë që është vetëm një projektim mendor – nuk përballesh dot me të ardhmen. 

Për më shumë, përsa kohë identifikohesh me mendjen tënde, egoja të nxin jetën, siç thashë edhe më parë. Sepse, për shkak të natyrës së saj fantazmagorike, e, pavarësisht mekanizmave të zhvilluar mbrojtës, egoja është tepër e lëndueshme dhe e pasigurt, duke e parë veten gjithmonë në rrezik. Kjo, meqë ra fjala, është edhe në rastin kur egoja shfaqet së jashtmi tepër e sigurt në vetvete. Mbani mend se një emocion është ndërveprimi i trupit ndaj mendjes suaj. Çfarë mesazhi merr trupi gjithë kohën prej egos, të rremes, vetes së vetëmenduar? Rrezik, unë jam në rrezik! Dhe çfarë emocioni ngjallet nga ky mesazh i vazhdueshëm? Frikë, kuptohet! 

Frika duket se ka shumë shkaqe: prej humbjes, dështimit, lëndimit e kështu me radhë, por, përfundimisht, gjithë frika është ajo e egos prej vdekjes, shkatërrimit. Për egon vdekja është gjithmonë pas qoshes. Në këtë gjendje mendjeidentifikuese, frika prej vdekjes prek çdo aspekt të të jetës sate. Për shembull, edhe një diskutim i thjeshtë për të qenë I saktë e t’I ndërrosh mendjen tjetrit, duke treguar se ke të drejtë – mbrojtja e pozicionit mendor me të cilin identifikohesh – bëhet prej frikës nga vdekja. Nëse identifikohesh me një pozicion mendor, e më pas gabohesh, ndjenja vetjake mendjebazuar kërcënohet seriozisht me asgjësim. Pra, ti si ego nuk ta mban të jesh gabuar. Të gabosh është vdekje. Luftëra janë bërë për këtë e lidhje të panumërta janë shkatërruar. 

Kur je ç’njëjtësuar prej mendjes sate, edhe nëse je gabim, nuk ka dallim për veten aspak, dhe nevoja e pavetëdijshme e ngutshmërisë për të pasur të drejtë, e cila është një lloj dhune, nuk do të jetë më. Mund të deklarosh qartë e thjesht çfarë ndjen apo mendon, por pa armiqësi apo mbrojtje. Ndjesia e vetes rrjedh nga një vend më i thellë e i vërtetë brenda vetes, jo prej mendjes. 
Ruaju prej ndonjë lloj mbrojtjeje brenda vetes. Çfarë po mbron? Një identitet të gënjeshtërt, një imazh në mendjen tënde, një entitet imagjinar. Duke e bërë këtë model të vetëdijshëm, duke e dëshmuar, fillon të mos identifikohesh më me të. Në dritën e vetëdijes sate, modeli i pandërgjegjshëm do të shpërbëhet shumë shpejt. Ky është fundi i çdo diskutimi e lojërave të forcës, të cilat janë kaq gërryese për marrëdhëniet. Fuqia mbi të tjerët është dobësi e maskuar si fuqi. Forca e vërtetë ndodhet përbrenda dhe e gatshme për ty që tani. Pra, kushdo që identifikohet me mendjen e vet e, paskëtaj, shkëputet nga fuqia e vërtetë, vetvetja e thellë bazuar në Qenie, do të ketë frikën si partner të përhershëm. Numri i njerëzve që kanë shkuar përtej mendjes është tepër, tepër i vogël, prandaj merreni të mirëqenë se këdo që shihni apo takoni jeton në gjendje frike. Ndryshon vetëm ngjyrimi i saj. Luhatet mes ankthit e tmerrit nga njëra anë dhe shqetësimit të mjegullt e ndjesisë së largët ndaj tjetrit. Shumica vetëdijësohen për të vetëm kur frika merr format e saj më të skajshme. 

Ndiej se kam nevojë të madhe të mësoj për punët e mendjes sime para se t’i afrohem paksa vetëdijësimit të plotë apo ndriçimit shpirtëror. 

Jo, nuk ke nevojë. Problemet e mendjes nuk mund të zgjidhen në nivelet e mendjes. Kur të kesh kuptuar keqfunksionimin themelor, nuk ka ç’të mësosh apo kuptosh kushediseçfarë. Studimi i ndërlikimeve të mendjes mund të të bëjë psikolog të mirë, por kjo nuk të çon përtej mendjes, ashtu siç nuk sjell mençuri studimi i çmendurisë. Ti ke kuptuar tashmë bazat e gjendjes së pavetëdijshme: identifikim me mendjen, e cila krijon një vete të rreme, egon, si një zëvendësues për veten e vërtetë rrënjosur në Qenie. Bëhesh si “degë e prerë nga hardhia” siç thotë Jeshua. 

Nevojat e egos janë pa fund. Ndihet e lëndueshme, e kërcënuar dhe jeton në gjendje frike e dëshirimi. Kur di sesi është puna e keqfunksionimit, nuk ka nevojë për të mësuar gjithë shfaqjet e saj të panumërta, pa nevojën për ta bërë problem personal të koklavitur. Egoja, sigurisht, rend pas tyre. Gjithmonë kërkon për diçka ku të bashkëngjitet për të forcuar ndenjën e vetes së gënjeshtërt dhe do të ngjitet menjëherë pas problemeve të tua. Prandaj për shumë njerëz një pjesë e madhe e vetes së tyre lidhet ngushtë me problemet e tyre. Pasi ndodh kjo, gjëja e fundit që duan është të çlirohen prej tyre; kjo do të thotë humbje e vetes. Ka një investim të madh e të egos së pavetëdijshme në dhimbje e vuajtje. Pra, kur njihni rrënjën e së pandërgjegjshmes si identifikim me mendjen, e cila sigurisht përfshin emocionet, filloni të dilni prej saj. Bëheni të pranishëm. Kur jeni të pranishëm, mund të lejoni mendjen të jetë ashtu siç është pa u korkolepsur në të. Vetë mendja është keqfunksionale. Është mjet i mrekullueshëm. E keqja vjen kur ti kërkon veten në të dhe e ngatërron veten me të. Atëherë bëhet mendja egoike dhe të merr jetën në dorë. 

A nuk janë reale e shkuara dhe ardhmja, ndonjëherë më reale se e tashmeja? Fundja, e shkuara vendos kush jemi, ashtu siç dallohemi e sillemi në të tashmen. Dhe syminet tona të të ardhme përcaktojnë veprimet që marrim tash. 

Nuk kuptove asgjë ç’kam thënë deri tani, sepse përpiqesh ta kuptosh mendërisht. Mendja s’mund ta kuptojë këtë. Vetëm ti mundesh. Të lutem, dëgjo. A ke provuar ndonjëherë, bërë, menduar, apo ndjerë diçka jashtë së Tashmes? Mendon se e ke bërë ndonjëherë? Përgjigja dihet, apo jo? Asgjë nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën; ndodhi në të Tashmen. Asgjë nuk do të ndodhë kurrë në të ardhmen; do të ndodhë në të Tashmen. Ajo që ti mendon si të shkuar është gjurmë kujtimore, rezervuar në mendje, një ish Tanishmëri. Kur kujton të shkuarën riaktivizon një gjurmë kujtese – këtë po bën edhe tani. E ardhmja është një Tash e imagjinuar, projektim i mendjes. Kur e ardhmja vjen, vjen si e Tashme. Kur mendon për të ardhmen, e bën tani. E shkuara dhe e ardhmja dukshëm nuk kanë realitet të tyren. Siç nuk ka hëna dritë të vetën, por vetëm pasqyron dritën e diellit, ashtu janë edhe e shkuara dhe e ardhmja pasqyrime të vagullta të dritës, fuqisë dhe realitetit të pranisë së përjetshme. Realiteti i tyre “huazohet” nga Tash. Thelbi i çfarë po them nuk mund të kuptohet prej mendjes. Në çastin që ti e rrok ka një zhvendosje të vetëdijes nga mendja drejt Qenies, nga koha në prani, Tanishmëri. Papritur, çdo gjë merr jetë, rrezaton energji, buron Qenie. 
… 



Fiset Shqiptare-Robert Elsie




Kush janë shqiptarët?

Thuhet se shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër të Evropës Juglindore. Ata i kanë rrënjët si duket tek ilirët e lashtë, të cilët gjatë periudhës romake kanë banuar në Ballkanin Perëndimor dhe ]ugperëndimor. Si popull, ne mund t’i gjejmë gjurmët e shqiptarëve rreth viteve 1000 të erës së re, kur dokumentet e para të shkruara i përmendin ata (në dokumentet greko-bizantine dhe latine).
Gjuha shqipe flitet tani nga 6 milionë njerëz në Ballkanin Jugperëndimor, në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë rreth saj, të cilat dikur kanë qenë pjesë të Federatës Jugosllave (Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi). Në vetë Shqipërinë, kjo gjuhë Hitet nga një popullatë e tërë prej rreth tre milionë banorësh, duke përfshirë edhe disa minoritete bilinguale. Në Republikën e Kosovës shqipja flitet pothuajse nga një popullatë e tërë prej rreth dy milionë banorësh, përsëri duke përfshirë edhe disa minoritete dygjuhësore dhe etnike. Në Republikën e Maqedonisë llogaritet se të paktën gjysmë milioni banorë flasin shqip, të cilët përbëjnë rreth 25% të tërë popullatës së këtij vendi. Një minoritet tjetër prej 50.000 shqipfolësish jetojnë në Republikën e Malit të Zi, kryesisht përgjatë kufirit me Shqipërinë (në rajonet e Ulqinit, Tuzit dhe Gucisë). Po ashtu, një sërë ngulimesh të konsiderueshme të shqiptarëve ka edhe në Greqi, në Serbi dhe në Italinë e jugut.


Gegët dhe toskët

Popullata shqiptare tradicionalisht ndahet në dy grupe: shqiptarët e veriut quhen gegë,2 kurse shqiptarët e jugut quhen toskë. Ndarja gjeografike midis rajoneve të vendbanimeve të dy grupeve shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin në Shqipërinë e Mesme, lum ky që kalon afër Elbasanit në jug të Tiranës. Dallimi ndërmjet gegëve dhe toskëve në radhë të parë është gjuhësor sepse Hasin ndryshe, megjithëse në përgjithësi përdorin dialekte gjithëpërfshirëse. Dialekti gegë i shqipes flitet në tërë Shqipërinë në veri të lumit Shkumbin dhe në Kosovë, në Mal të Zi, në Serbi të jugut dhe në pjesën kryesore perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Dialekti toskë i jugut flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të lumit Shkumbin, njëherësh edhe në Greqi si dhe në traditën e diasporës shqiptare në Itali dhe në Greqi.
Është për t’u çuditur se, në kohën tonë, shqiptarëve nuk u pëlqejnë aq shumë termat gegë dhe toskë, sepse këta terma ua rikujtojnë atyre ndasitë kombëtare. Sidoqoftë, është e ditur se ka dallime substanciale ndërmjet shqiptarëve të veriut dhe atyre të jugut, e që nuk janë vetëm gjuhësore. Këto dallime shoqërohen nga dallime të dukshme kulturore.
Veriu i Shqipërisë, i njohur edhe si Gegënia (vendi i gegëve) ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Tereni malor është i ashpër dhe shumë ngulime të largëta deri diku edhe sot ende janë pothuajse tërësisht të shkëputur nga bota. Popullata është jashtëzakonisht e varfër, sipas kritereve evropiane, ndërsa kushtet jetësore tregojnë se ata kanë jetuar në një prapambeturi të madhe për shumë vite. Gjysma e jugut të vendit, e njohur edhe si Toskëria (vendi i toskëve), ndonëse nuk është e zhvilluar, ka qenë gjithnjë më e avancuar se veriu, si nga aspekti ekonomik, social e shoqëror, ashtu edhe nga ai kulturor.

Shoqëria fisnore shqiptare

Në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkanin Jugperëndimor (Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina) është bërë një ndarje fisesh. Dikur ato kanë qenë grupe familjesh të izoluara të cilat patën një zhvillim të sistemit klanor me kulturë të përbashkët, herëve më të shpeshta me paraardhës apo stërgjyshër të përbashkët dhe kishin edhe marrëdhënie të njëjta shoqërore. Shumica e fiseve kishin territorin e tyre si të veçantë dhe i mbronin trojet dhe interesat e tyre nga fiset tjera dhe fuqitë e jashtme. Kjo shoqëri fisnore shtrihej që nga Hercegovina në veri dhe arrinte pothuajse deri në Tiranë në jug, ndonëse më vitale u tregua në malet e Shqipërisë së veriut dhe në rajonet e afërta në Malin e Zi. Struktura fisnore kishte gjithashtu edhe në Shqipërinë e jugut, mirëpo ato nuk ishin aq të zhvilluara si në veri.
Fiset shqiptare, do vë në dukje, kishin një kulturë të gjerë të përbashkët me sllavët (fiset sllavishtfolëse) të fqinjit në Mal të Zi, ngaqë Hset kufitare kanë pasur lidhje të ngushta me njëri-tjetrin shekuj me radhë. Gjuha nuk ishte gjithmonë elementi i ndasisë dhe as feja nuk ishte një element i tillë. Dihet se disa fise, me kalimin e kohës, e kanë ndryshuar gjuhën disa herë. P.sh. Kuçi, një fis në Mal të Zi, i cili tani është sllavishtfolës, dikur ka folur shqip. Kjo mund të thuhet deri diku edhe për fisin Vasojeviq dhe për fisin Palabardhi. Nga ana tjetër, shumë fise shqiptare e kanë prejardhjen nga veriu, nga Mali i Zi, e madje edhe nga Hercegovina dhe, padyshim, duhet të kenë qenë sllavishtfolës.



Termi fis kërkon disa sqarime që nga fillimi, sepse mbështetet në dy koncepte tejet të ndryshme në gjuhën shqipe. Koncepti i parë është se fisi në shqip, ndonëse nënkupton lidhje të gjakut shpeshherë identifikohet si klan. Në kontekstin e Shqipërisë së veriut, fisi ishte një grup i afërt, që kishte prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët. Në fis të gjithë anëtarët meshkuj e konsideronin veten me prejardhje të përbashkët. Në shumë raste deri vonë, anëtarët e fiseve të tilla mund të gjenin gjurmët e zanafillës së tyre në ndonjërin prej stërgjyshërve të shekujve të kaluar. Në këtë mënyrë, duke besuar se kishin lidhje të ngushta me njëritjetrin, ata ishin egzogam dhe nuk martoheshin brenda fisit. Zakonisht, ata martoheshin me gra nga fise me të cilat nuk kishin marrëdhënie të afërta. Kështu fisi e kishte kuptimin e marrëdhënieve të gjakut të njëjtë dhe nuk nënkuptonte një territor të veçantë gjeografik .

Koncepti i dytë është “bajraku”, që mund të përkthehet si “fisi” ose “klani”. Bajraku ishte më tepër një entitet politik i cili, zakonisht, duhet të kishte një territor të veçantë gjeografik Ky term rrjedh nga termi turk “bayrak” apo “Hamurtar”. Kreu trashëgimtar i bajrakut ishte “bajraktari” ose “flamurmbajtësi”, i cili të shpeshtën e herës ishte kreu ushtarak i fisit dhe ishte përgjegjës për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e jashtme të fisit. Në fillim të shekullit XX në Shqipërinë e veriut kishte afro 150 bajraqe.

Në këtë mënyrë, bajraku nënkupton territorin e obligueshëm, ndërsa fisi ka të bëjë me farefisin dhe marrëdhëniet familjare dhe zanafillën e fisit. Kështu, bie fjala, një fis i Shqipërisë së veriut mund të përbëhet prej një apo më shumë bajraqesh që i bashkojnë forcat e tyre, kurse bajraku përbëhet prej anëtarëve të disa fiseve. Në këtë mënyrë, keqinterpretimi i dy koncepteve u bë shkas që të formohen fise të veçanta në veri me strukturë dhe grupime ndonjëherë të paqëndrueshme. Shkencëtarët e gjuhës gjermane qenë të parët të cilët bënë përpjekje për t’i sqaruar këto marrëdhënie. Inxhinieri austriak Karl Shtainmec, i cili udhëtoi këmbë nëpër malet e Shqipërisë së veriut, në gushtin e Vitit 1903 na ka lënë këtë shënim:

“Do të doja që të jepja këto vërejtje mbi konceptin e bajrakut, sepse ka mjaft pikëpamje të gabuara rreth kësaj teme. Bajraku është rindarja e fisit. Të dy termat kanë marrëdhënie të rastësishme me njëri-tjetrin. Fisi është një grupacion familjesh me prejardhje nga stërgjyshi i njëjtë fisnor. Së këndejmi, baza e fisit është një raport gjenetik që, sado i largët, e ndalon martesën brenda fisit. Ndërkaq, bajraku përbëhet prej një grupi familjesh që jetojnë në një territor të njëjtë. Me sa shihet, ka të bëjë me vendin ose truallin. Për fat të keq, ky definim i përgjithshëm, me kohë, ka pësuar ndryshime. P.sh. Mirëdita konsiderohet si një 65 nga të tjerët. Mirëpo, vetëm tre bajraqe kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin: Oroshi, Spaçi dhe Kushneni. Më vonë, dy fise të tjera u bashkuan me fisin Mirëdita. Për këtë arsye, tre bajraqet e para nuk mund të martohen në mes veti. Ato mund të marrin nuse ose gra prej Fanit dhe Dibrës. Së dyti, sipas traditës, Pulati, Shala, Shoshi, Dushmani, Topllana, Nikaj dhe Merturi, që nuk martohen mes vete, përbëjnë fisin e Dukagjinit (fisi i gjashtë bajraqeve), Baroni Franc Nopça (1877-1933), një ekspert i njohur i
Shqipërisë në kohën e tij dhe autor i studimit të vetëm të madh por me Vlerë të madhe mbi fiset e Shqipërisë së veriut, ka lënë këtë vërejtje:



“Bajraku është një nënndarje e shumë fiseve. Ka disa gërshetime të ndryshme të dy koncepteve. Fisi mund të përbëhet prej një ose më shumë bajraqeve. Një fis mund të ndahet në disa fise dhe bajraqe të tjerë. Pjesët e fisit të cilat ndahen, mund të bëhen pjesë të një fisi tjetër. Fisi mund të jetë monofiletik (nga një prejardhje) dhe polifiletik, me dy apo më shumë fise (me prejardhje të shumëfishtë)“
Në klasifikimin dhe ndarjen e fiseve shqiptare, gazetari dhe dijetari austriak Franc Zainer (1874-1929) thekson në veçanti:
“Në gjuhën shqipe nuk ka përkthim të ijalës fis, prandaj e mira e së mirës është që në gjuhën shqipe të përdoret termi turk bajrak apo Hamurtar. Duke përkthyer fjalën shqipe “fis“ bëhet një gabim sepse fisi nënkupton marrëdhëniet e gjakut, grupin e afërt që nuk e lejon martesën brenda fisit. Familjet që i takojnë fisit, të gjitha, kanë prejardhjen vetëm nga një stërgjysh i përbashkët dhe shpeshherë shumë i largët. Ndërsa bajraku, mund të përbëhet prej disa fiseve. Bajraku i Shalës, bie fjala, përbëhet kryesisht prej dy fiseve. Zakonisht të gjithë pjesëtarët e një bajraku i përkasin një fisi, por herë pas here një fis mund të përfshijë disa bajraqe?
Në këtë libër kemi përdorur fjalën “fis”, në përgjithësi, për të përfshirë jo vetëm fisin dhe bajrakun, por edhe disa rajone etnografike të Shqipërisë së veriut, të cilat edhe pse nuk janë tërësisht fise në kuptimin e ngushtë të fjalës, konsiderohen ose merren si të tilla sepse kanë një histori dhe identitet të posaçëm. 
www.radiolyra.com

söndag 16 juni 2019

A kanë lidhje pellazgët me ilirët?


Roli Pellazgo-Ilir 
në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane 
Libër nga Elena Kocaqi
                                                                                                                             
...Të dhënat tregojnë se kanë qënë të një etnie. Kështu epirotët, maqedonasit, thrakët, dakët quheshin me emra të ndryshëm, por ishin etni e njëjtë. Kjo ndodh edhe me pellazgët. Maqedonët antik, janë quajtur nga autorët antik si Pellazg, pra automatikisht të një etnie me epirotët. Kështu Justini thotë se: “Maqedonasit ishin Pellazgë. (Justinin lib.VII 1.1) Maqedoni del në gjenealogjinë e dhënë nga autorët antik, si pasardhës i Pellazgut” (Apollodorus lib.II. 8.1) Herodoti thotë se pellazgët që jetojnë në rajonin e Pindusit janë quajtur Maqedon(Herodoti lib. I f.56). Nga ana tjetër Maqedonia është quajtur edhe Paioni pra Ilire, kjo do të thotë se nuk ka pasur dallim etnik midis pellazgëve dhe ilirëve, thjesht ata janë quajtur me emra të ndryshëm, por kanë qënë etni e njëjtë. Disa kërkime bashkëkohore i lidhin Dryopët si me pellazgët dhe me ilirët. Disa autorë i konsiderojnë si pellazg që kanë zënë vend në jug të Thesalisë dhe disa, si ilirë pasi kanë prapashtesën iop. 

Ky emër ka lidhje me fjalën shqip dru.(Arsim Spahiu, Pellazgët dhe Ilirët në Greqin e vjetër, f.36) Jazoni është vëllai i Pellazgut sipas legjendës së Argosit. Por sipas një tradite tjetër ai është vëllai i Dardanit Ilir. Jazi është quajtur dhe një krahinë e Panonis së Ilirisë. Pellazgët njëlloj si ilirët, aplikonin fenë Druide, ashtu siç aplikonin në atë kohë e gjithë Evropa. Hesiodi thotë se nga i biri pellazgut, nga hyjnori Lykaon, lindën gjashtë djem”. Thesproti ishte i biri i Lykaonit dhe se nga ai rrjedhim nipi i Pellazgut. Kaonët dalin si fis Trojan, por edhe epiroto-pellazg, edhe si fis ilir në Itali. Haemoni është banori i Haemonis dhe është i biri i Pellazgut dhe ati i Thesalit. (Straboni, IX, 5.23) Nga ana tjetër ai është nipi i Polidorit dhe është ilir, pasi Polidori është vëllai i Ilirit. Të dhënat gjuhësore që janë të pakta nga gjuha që kanë folur pellazgët, janë vetëm disa fjalë apo emra vendesh të cilat kanë lidhje me shqipen, si fjala aspet që përdoret për Akil këmbë shpejtin dhe që lidhet po me fjalën shpejt të shqipes që ka po këtë kuptim. 

Fjala pelia për pleqtë, e cila lidhet me fjalën pleq të shqipes. Kodra që quhet po një qytet pellazgjik që lidhet me fjalën kodra të shqipes. Shumë studiues serioz kanë përkthyer mitologjinë dhe emrat e heronjve dhe toponimisë së pellazgëve me shqipen e sotme. Shqiptarët e sotëm, janë popull pellazgo-Ilir, flasin në të njëjtën gjuhë, që tregon se në antikitet pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë etnikisht. Kështu, kombi shqiptar është epirot, pra pellazg pasi Epiri antik zë pjesën më të madhe të atij që quhet shtet shqiptar, është Maqedon, pasi shqiptarët etnik banojnë në një territor të gjerë në Maqedoninë antike. Pra meqë janë maqedon, janë pellazgë, pasi maqedonët quhen si pellazg. 

Nga ana tjetër nga të dhënat e tjera, maqedonët janë quajtur edhe si paion që nga Homeri, Herodoti, Straboni etj. Por paionët ishin një fis ilir, që do të thotë se maqedonët janë edhe ilirë. Dardanët ishin një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve, që janë autokton dhe sot quhen shqiptar ashtu si dhe epirotë dhe maqedonët pellazg. Kjo tregon se nga etniciteti, pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë. Lidhur me autoktoninë e shqiptarëve në këto territore nuk ka diskutim nga historianët që ata janë pasardhës të popullsisë së vjetër ilire, por edhe pellazge, përderisa një pjesë e shqiptarëve të sotëm rrjedhin nga ata. Faktet historike dhe gjuhësore tregojnë se shqiptarët si komb janë krijuar në territoret që kanë. Lidhur me këtë çështje do flasim veç. Disa studiues sllav, të cilët me doemos duan të nxjerrin sllavët si pasardhës të ilirëve, sulmojnë origjinën ilire të shqiptarëve, duke pretenduar se shqiptarët në këtë territor kanë ardhur me turqit, pra pas sllavëve. 

Se gjoja shqipja nuk ka fjalë tek greqishtja dhe latinishtja dhe kjo tregon se shqiptarët nuk kanë qënë këtu në kohët e lashta. Kjo tingëllon sa absurde aq dhe qesharake. Pse? Shqipja sot ka fjalë si tek greqishtja dhe latinishtja dhe siç do e shohim në këtë studim shumë fjalë të latinishtes së vjetër dhe të re si dhe greqishtes së vjetër dhe të re janë të përbashkëta me shqipen. Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë. Ndaj disa historian amator bëjnë mirë të studiojnë shqipen përpara se të flasin për të.

 Pasi të mësojnë shqip, të flasin për shqipen se aty i kanë të gjitha misteret historike dhe gjuhësore të gjuhëve dhe qytetërimit Evropian. Kjo që pamë më sipër ishte shtrirja e pellazgo-ilirëve sipas të dhënave direkte të autorëve antik, pra shtrirja de jure. Për të parë shtrirjen e vërtetë të ilirëve, atë de facto, duhet të studiojmë të dhënat historike dhe gjuhësore që tregojnë lidhjen midis tyre dhe popujve të tjerë të Evropës antike si thrakët, dakët, skithët, trojanët. Do analizojmë një për një të gjitha faktet e shumta historike për të nxjerrë lidhjet etnike midis këtyre popujve të antikitetit për të përcaktuar qartë shtrirjen e etnisë ilire në kuptimin më të gjerë, në atë real. Iliria që njihet nga autorët antik me emrin Iliri, ka një koncept më të gjerë nga kufijtë që i kanë vendosur historianët e më vonshëm. Shumë popuj si maqedonët, epirotët, dakët, thrakët nuk janë quajtur ilirë, por të dhënat tregojnë se ato kanë qënë të një etniciteti me to. Fillojmë duke trajtuar së pari qytetërimet më të ndritura të epokës së bronzit dhe etnicitetin pellazg të tyre.....