Çdo veprim prodhon forcë të energjisë që na kthehet në të njëjtën mënyrë që e dërgojmë. Karma e sugjeron veprimin e bërjes së zgjedhjes me vetëdije. Disa nga këto zgjedhje bëhen vetëdijshëm, derisa të tjerat bëhen pavetëdijshëm.
Çdo mendim është ose memorje ose dëshirë. Me fjalë tjera: është ose interpretim, ose zgjedhje. Memorja, dëshira dhe veprimi janë të ndërlidhura në një cikël të vazhdueshëm. Pa memorje nuk ka dëshirë. Pa dëshirë nuk ka veprim, nuk ka karmë dhe pa karmë nuk ka memorje. Pra të gjitha janë gjëja e njëjtë. Dhe çdo mendim që e keni gjenerohet karmikisht. Prandaj Çopra nuk pajtohet me thënien "duhet të mundohesh të kesh mendime pozitive". Nuk mund të provoni të keni qëndrim pozitiv. Por qëndrimi juaj do të ndryshojë dhe mendimet tuaja do të ndryshojnë spontanisht nëse zgjedhjet tuaja janë karmikisht të duhurat, sepse janë ato zgjedhje karmike që i prodhojnë ato mendime.
Mënyra më e mirë për ta maksimizuar përdorjen e Ligjit Karmik është të bëhemi plotësisht të vetëdijshëm për zgjedhjet që i bëjmë në secilin moment. Çdo gjë që po ndodh në këtë moment është rezultat i zgjedhjeve që i keni bërë në të kaluarën.
Si duket reagimet tona shpesh shkrehen automatikisht nga njerëzit dhe rrethanat. Shpesh jemi duke i bërë pavetëdijshëm këto zgjedhje. Nëse ndaleni për një moment dhe i vëzhgoni zgjedhjet që po i bëni derisa i bëni ato, tërë procesin e bartni nga sfera e pavetëdijshme në sferën e vetëdijshme. Kjo procedurë e bërjes së zgjedhjeve dhe e vëzhgimit në mënyrë të vetëdijshme është shumë fuqizuese. Pyeteni veten për pasojat e secilës zgjedhje që e bëni. "A do të më sjellë kjo zgjedhje lumturi mua dhe të tjerëve?" Zemra e ka një aftësi të llogaritjes që është larg më korrekte dhe larg më precize se sa gjithçka brenda kufijve të mendjes racionale. Mund ta përdorni Ligjin e Karmës për të krijuar para dhe begati dhe rrjedhën e të gjitha gjërave të mira kah ju, në çdo kohë që dëshironi. Por së pari duhet të bëheni plotësisht të vetëdijshëm se e ardhmja juaj prodhohet nga zgjedhjet që po i bëni në secilin moment të jetës suaj. Nëse e bëni këtë rregullisht, atëherë jeni duke e përdorur plotësisht Ligjin e Karmës. Sa më shumë që merrni vendime të vetëdijshme, aq më shumë do t'i bëni ato zgjedhje që janë spontanisht korrekte – edhe për ju edhe për ata përreth jush.
E karma e kaluar? Një mënyrë për ta çliruar atë është që atyre që iu keni bërë keq t'iu kërkoni falje, vetëdijshëm dhe sinqerisht. Ligji i Karmës thotë se asnjë borxh në univers nuk mbetet i papaguar. Është një sistem i përkryer i llogaritjes në univers. Çdo gjë është në shkëmbim të vazhdueshëm të energjisë. Pyeteni veten derisa jeni duke e paguar borxhin tuaj karmik: "Çka mund të mësoj nga kjo përvojë? Pse po ndodh kjo dhe cila është porosia që po ma jep universi? Si mund ta bëj këtë përvojë të dobishme për qeniet njerëzore?"
Një mënyrë tjetër për t'u marrë me karmën e kaluar është ta transcendoni atë. Ju i transcendoni farat e karmës suaj duke shkuar në zbraztësi dhe duke dalë prapë jashtë. Kjo bëhet përmes praktikës së meditimit. Esenca e Ligjit të Karmës është ideja e shkakut dhe efektit. Duke i bërë hapat e nevojshëm për t'iu sjellë lumturi dhe sukses të tjerëve, universi do të shkëmbejë duke ju furnizuar me lumturi dhe begati.
Aplikimi i Ligjit të Karmës (Veprimit) apo të Shkakut dhe Efektit
Do ta vë në efekt Ligjin e Karmës duke u zotuar t'i ndërmarr hapat vijues:
1. Sot do t'i vëzhgoj dhe do t’i dëshmoj zgjedhjet që i bëj në secilin moment. Dhe thjesht në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, do t'i sjell ato në vetëdijen time të plotë. Do ta di se mënyra më e mirë të përgatitem për secilin moment në të ardhmen është të jem plotësisht i vetëdijshëm në të tashmen.
2. Sa herë që e bëj një zgjedhje, do t'ia bëj vetes dy pyetje:
"Cilat janë pasojat e kësaj zgjedhjeje që po e bëj?", dhe
"A do të më sjellë kjo zgjedhje përmbushje dhe lumturi mua dhe po ashtu edhe atyre që ndikohen nga kjo zgjedhje?"
3. Pastaj do të kërkoj udhërrëfim nga zemra ime dhe do të udhëzohem nga mesazhi i saj i rehatisë apo i parehatisë. Nëse zgjedhja ndihet e rehatshme, do të vazhdoj me shkujdesje. Nëse zgjedhja ndihet e parehatshme, do të ndalem dhe do t'i shoh, me të pamurit tim të brendshëm, pasojat e veprimit tim. Ky udhërrëfim do të ma mundësojë të bëj zgjedhje spontanisht korrekte për veten dhe për të gjithë rreth meje.
Deepak Chopra
Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.